UBT

Rektori Hajrizi po merr pjesë në Samitin e 4-të të Diasporës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po merr pjesë në Samitin e 4-të të Diasporës në Tiranë, një nga ngjarjet më të rëndësishme që bashkon shqiptarët nga e gjithë bota, me ftesë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

Samiti është shndërruar në një pikë takimi të elitës së diasporës shqiptare, ku po diskutohen iniciativa konkrete për zhvillimin ekonomik, avancimin e arsimit dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit në samit, Rektori Hajrizi zhvilloi takime me përfaqësues të shumtë të diasporës, të cilët përfaqësojnë biznese, institucione dhe personalitete të suksesshme në fusha të ndryshme.

Eco Higjiena

UBT mbetet i përkushtuar në ndërlidhjen e ekosistemit të diasporës me atë të Kosovës dhe Shqipërisë, duke kontribuar në zhvillimin e arsimit, shkencës, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në kuadër të samitit, u diskutuan gjithashtu ide dhe iniciativa të reja, të cilat do t’i mundësojnë UBT-së të vazhdojë dhe të zgjerojë më tej bashkëpunimin me diasporën shqiptare.

Pjesëmarrja e Rektorit Hajrizi­t është dëshmi e rolit model konkret të kontributit në zhvillimin e vendit, ndërtimin e partneriteteve globale dhe rritjen e ndikimit të Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.