Mobi Casa

Rekord:12 orë mbi timon shoferi i autobusit nga Kosova

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një shofer autobusi është arrestuar të dielën pas dymbëdhjetë orë vozitjeje pandërprerë të autobusit në autostradën (A2), në St Johan, në rrethin Hartberg të Austrisë. Shoferi i autobusit ka tejkaluar 17 herë kohën e pushimit.

Policia kishte urdhëruar atë dhe pasagjerët për të pushuar deri në mbrëmje në Hartenberg, raporton ORF.

Një herë në javë, një autobus nga Kosova ka për destinacion Vjenën. Pasagjerët janë kryesisht nga Vjena, të cilët vizitojnë të afërmit në Kosovë, dhe kosovarët të cilët punojnë në Vjenë.

Të dielën në mëngjes, një autobus ishte kthyer në rrugë. Për shkak të shpejtësisë së tepruar të shoferit, autobusi ishte ndaluar nga një patrullë policore në autostradën Hartenberg.

ARKATANA

Rekord në timon të autobusit kishte shënuar shoferi i ndaluar nga policia, të cilët u befasuan për të keq, sepse ishte për dymbëdhjetë orë pa ndërprerë në rrugë. Madje në autobus nuk kishte një shofer të dytë të regjistruar.

Policia kishte zbuluar se 59-vjeçari nuk kishte respektuar kohën e pushimit në gjashtë ditët e fundit. Policia tha se shoferi do të vazhdojë vozitjen vetëm pas nëntë orëve të ardhshme. Ai gjithashtu është detyruar të paguajë një depozitë sigurie prej 2200 euro.

Pasagjerët kosovarë u dërguan në Hartberg për të pushuar. Jo vetëm kaq, policia tha se autobusi kishte edhe defekte, por nuk ka bërë të njohur kompaninë eudhëtimit.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.