UBT

Reklamë e re për Rita Orën

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Rita Ora ka arritur të nënshkruajë edhe një kontratë tjetër reklamimi dhe këtë herë bëhet fjalë për parfumin ‘DKNY’. Ylli i hitit ‘Hot Right Now’, e cila ka pasur një bashkëpunim me këtë brend në fillim të këtij viti, tani është caktuar të udhëheq reklamën për një parfum ende të pa emëruar gjatë vitit 2014.

Burime të afërta me këngëtaren e famshme, thonë se ajo tashmë ka filluar me xhirimin e reklamave, të cilat do të debutojnë në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, është raportuar se ylli 23-vjeçar ka nënshkruar kontratë të vlefshme 2.5 milionë dollarë me firmën e njohur Adidas, për të krijuar një vijë të re të mbathjeve sportive. Mirëpo, detajet rreth këtij bashkëpunimi, po mbahen rreptësisht të fshehura.

UBT

Duket se popullariteti i jashtëzakonshëm të cilin Rita po e gëzon së fundmi në industrinë muzikore, ka bërë që ajo të jetë shënjestër e shumë firmave të modës, të cilat duan ta shfrytëzojnë famën e saj, për të krijuar produkte të ndryshme.

Ajo vazhdon të jetë e angazhuar në muzikë, duke mbajtur koncerte në vende të ndryshme, derisa biletat për këto koncerte, shiten për një kohë shumë të shkurtër.