Uji Dea

Reisi Saqipi, vizitoi Ambasadën e Katarit të akredituar në Beograd

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sot, një delegacion i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, në krye me z/reisin Myftiun Nexhmedin ef. Saqipi, patën kënaqësinë të vizitojnë Ambasadën e Katarit të akredituar në Beograd, të cilët i priti zyrtarisht shkëlqesia Ambasadori Faris Al-Naimi.

Gjatë takimit z/Reisi Saqipi e njoftoi Ambasadorin Faris Al-Naimi për zhvillimet fetare në Serbi dhe në Luginë të Preshevës, për sfidat dhe të arriturat e këtij institucioni të lartë fetar në shkallë republike.

Uji Dea

Gjithashtu, gjatë këtij takimi Ambasadori Faris Al-Naimi, u nda i kënaqur nga vizita e delegacionit, duke shprehur gatishmërin e tij që së shpejti të vizitoj Luginën e Preshevës, për të shikuar mundësinë e realizimit të projekteve me rëndësi për popullatën e këtij rajoni, njofton Jetapress.