FIDANISHTJA

Regont Murati, futbollisti me karrierë të pasur në Zelandën e Re

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Shumë futbollist shqiptarë nga katër anët e globit, bëjnë karrierë në sporte të ndryshme. Njëri ndër ta është edhe futbollisti shqiptarë, Regont Murati, i cili është pjesë e skuadrës së madhe në Zelandën e Re, Auckland City. Regont Murati u dashurua në lojën e futbollit që nga mosha 5 vjeçare, ndërsa tani është pjesë e skuadrës Auckland City.

Murati luan në rolin e mbrojtësit të djathtë, ndërsa në karrierën e tij ka fituar gjithsej 23 tituj – 11 herë fitues i OFC Champions League, 9 herë National League, 2 herë Northern League dhe 1 herë Chatham Cup.

Regont Murati në stinorin që lam pas, me klubin e tij kanë triumfuar në OFC Champions League, ku tani do të marrin pjesë në Kupën e Botës për klube, me ekipet më të mira nga gjitha kontinentet – Manchester City, Al-Ittihad, León, Al Ahly, Urawa Red Diamonds.

Në ndeshjen e parë me 12 dhjetor, Regont Murati me klubin e tij do të takohen me Al-Ittihad, ekip e cila në radhët e saj tani ka transferuar futbollistët si Benzema e Kante. “Pjesëmarrja në Kupën e Botës për klube është një arritje e madhe, pasi aty marrin pjesë ekipet më të mira nga gjitha kontinentet. Për ne ndeshja kundër Al-Ittihad do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme, ku përball do ti kemi yjet si Benzema e Kante”.

Mbrojtësi i djathtë, Murati, poashtu ishte pjesë edhe e Kombëtares së Zelandës së Re, grupmoshat U-17 e U-20.

Hidromorava

“Futbolli në Zelandë të Re është shumë profesionist dhe kushtet janë fenomenale.
Skuadrat janë shumë të forta me futbollist mjaft cilësor, ndërsa Kombëtarja e Zelandës së Re është edhe pjesëmarrëse në Kampionate Botërore, kjo dëshmon se në këtë vend zhvillohet shumë futboll profesional”, thekson mbrojtësi 27 vjeçar Regont Murati.

Nga shumë suksese që ka arritur në karrierën e tij, futbollisti Murati ka një ëndërr e ajo është që të luaj në ndonjë klub me emër në futbollin e Kosovës.

“Futbollin e Kosovës e përcjelli vazhdimisht pasiqë është vendlindja ime. Më pëlqejnë disa klube të cilat janë të organizuara. Është një ëndërr e imja që të luaj në ndonjë klub të Kosovës, për mua do të ishte një privilegj që djersa ime të derdhet edhe në futbollin e vendlindjes sime dhe të jap kontributin tim më të mirë si në garat vendore poashtu dhe ato ndërkombëtare”.

Këto ditë futbollisti Murati gjendet në pushime në Kosovë, ku siç bën të ditur disa klube kanë shprehë dëshirën që ky futbollist mjaft cilësor të jetë pjesë e tyre./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.