UBT

Regjistrohet si deputet, Kurti hesht për formimin e qeverisë së re

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti edhe sot (e enjte) nuk i është përgjigjur mediave sa i përket formimit të qeverisë apo zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mundshme.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti nuk është përgjigjur as dje për refuzimin e ftesës për konsultim që i bëri kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së martë. Përgjigje nuk dha as nëse do t’i ftojë partitë e tjera.

Të mërkurën, Kurti gjatë vizitës në Koshare u pyet nga mediat për refuzimin e Abdixhikut, por nuk u përgjigj.

Kryeministri në detyrë kishte ftuar kryetarin e LDK-së për takim konsultues gjatë ditës së djeshme në tri orare të ndryshme.

Hidromorava

Por në përgjigje, kreu i LDK-së theksoi se gjuha e LVV-së karshi LDK-së ka pamundësuar bashkëpunimin e mundshëm në mes të këtyre dy taborëve politikë, për formimin e Qeverisë së re.

Kurti dje nuk dha përgjigje edhe kur u pyet nëse do të ketë ftesa për takime me partitë tjera.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës, proces i cili ka filluar në orën 09:00 dhe do të zgjas deri në orën 16:00./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.