Fundamenti

Regjistrimi i popullsisë, një proces i rëndësishëm shoqëror

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjithkund në botë, regjistrimi i popullsisë konsiderohet si një proces i rëndësishëm shoqëror, i cili zhvillohet në çdo 10 vjet.

Për dallim nga vendet e tjera të botës, te ne në Luginë të Preshevës, një proces i tillë, merret me rezervë, me frikë, duke u politizuar, me arsyetimin e politikanëve vendor, se ai, mjerisht mund të falsifikohet, për të mos dhënë numrin real të popullsisë dhe ekonomive shtëpiake.

Kështu ka ndodhur gjatë regjistrimit të vitit 2011, kur shqiptarët e Luginës së Preshevës e bojkotuan regjistrimin e popullsisë, sepse drejtuesit e tyre institucionalë dhe partiakë, nuk kishin një qëndrim pozitiv për t’i përgjigjur regjistrimit, duke paraqitur disa vërejtje rreth procesit të regjistrimit.

Në vend se të mobilizoheshin qytetarët për regjistrim, nga disa parti politike, ata motivoheshin për bojkot, qoftë përmes opinioneve në publik, qoftë edhe nëpërmes afisheve që vendoseshin edhe në ndërtesën e Komunës së Bujanocit, “Jo, regjistrimit!, madje edhe në gjuhën angleze,

Një qëndrim i tillë i spektrit politik shqiptar në Luginë të Preshevës, para një dekade, për bojkot të regjistrimit ishte i dëmshëm dhe me pasoja, çka u pa më vonë se numri i atyre që dolën në regjistrim kapte shifrën mbi 5 mijë banorë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

UBT

Lugina e Preshevës nga rreth 70 mijë banorëve u rrudh në mbi 5 mijë banorë dhe për shkak të këtij numri kaq të vogëlo të qytetarëve të dalë në regjistrim, u zvogëlua buxheti i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, si dhe filloi me të madhe pasivizimi i njerëzve dhe vendbanimeve shqiptare.

Për dallim nga viti 2011, spektri politik shqiptar në Luginë të Preshevës, përveç PDSH-së së Ragmi Mustafës, ndërroi mendim dhe qëndrim, nga ai patriotizmi i dikurshëm për bojkot, po kthehet në një fushatë sensibilizuese për dalje në regjistrim, me motivimin se kësaj radhe janë kushtet më të mira për regjistrim në mbështetje të OSBE-së.

Edhe atëherë OSBE-ja nuk ka qenë për bojkot të regjistrimit të popullsisë, mirëpo disa parti politike si atëherë edhe sot, nuk e kanë për turp të ndërrojnë qasje e qëndrime, kur e shohin interesin material, të cilin gjithmonë e kanë vënë para interesit kombëtar.

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, do të mbahet në periudhën prej 1 tetor deri 31 tetor 2022, çka është interesant se gjatë kësaj periudhe mbahen edhe zgjedhjet në Këshillin Kombëtar Shqiptar, prandaj vjeshta jonë politike do të jetë e pasur me zhvillime shoqërore e politike./Jetapress/