UBT

Refuzon ndërmjetësimin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nuk do të ndërhyjë në mosmarrëveshjet e subjekteve politike para seancës konstituitive, edhe pse tashmë e di se dy blloqet politike nuk pranojnë të arrijnë marrëveshje për tejkalimin e ngërçit politik.

Arbër Vllahiu, këshilltar për media i presidentes Jahjaga, ka thënë për Top Channel përmes një përgjigjeje elektronike se ndërhyrja në cilëndo pjesë të punës së Kuvendit të Kosovës do të përbënte ndërhyrje në mandatin e deputetëve, do të rrezikonte kryerjen e veprimeve jokushtetuese dhe do të krijonte një situatë të padenjë për vetë Kuvendin.

Sipas këshilltarit të parë të presidentes Jahjaga, zgjidhjet duhet të kërkohen mes vetë deputetëve të Kuvendit, brenda mandatit të tyre kushtetues dhe përgjegjësive që kanë ata vetë ndaj qytetarëve të vendit, por edhe ndaj Gjykatës Kushtetuese.

UBT

Por, në rast se në seancën e së premtes sërish gjërat shkojnë keq dhe nuk përfundon konstituimi i Kuvendit, atëherë presidentja pritet të ndërhyjë.

Kjo, pasi zëdhënësi Arbër Vllahiu ka thënë se lehtësimi i procesit të diskutimeve ndërmjet forcave politike mund të bëhet në rast të bllokimit të të gjitha proceseve edhe në Kuvend dhe në përgjithësi në vend.

Por edhe në këtë rast, Vllahiu ka bërë të ditur se presidentja nuk imponon zgjidhje, pasi marrëveshjet politike të të gjitha llojeve dhe ndërmjet cilitdo subjekt politik janë jashtë përgjegjësive të Presidentes së Kosovës./TCH/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.