FIDANISHTJA

Refuzon Greqinë, do vishet kuqezi

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

I konsideruar si një ndër talentet shqiptare më të mëdha të momentit, Ergys Kaçe është bërë protagonist i spekulimeve në lidhje me të ardhmen e tij për sa u përket kombëtareve. Por vetë 20-vjeçari i ka përgënjeshtruar zërat në lidhje me një vendim të tij për të luajtur me Greqinë, duke theksuar edhe një herë se është në pritje që të vishet kuqezi.

Mesfushori shkatërrues i PAOK-ut, i lindur në Korçë, po i formuar si futbollist në Greqi ku jeton me familjen e tij, është një ndër lojtarët më të kërkuar nga trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, i cili po e pret me padurim bashkimin e talentit 20-vjeçar me kuqezinjtë.

Për Kaçen është folur e stërfolur shumë në të kaluarën. Por hapi i parë zyrtar u bë nga FSHF-ja, e cila dërgoi në Greqi trajnerin italian të përfaqësues sonë dhe menaxherin e kombëtares, Alban Bushi, për të negociuar drejtpërdrejtë për afrimin e tij në radhët e Shqipërisë.

Dhe gjatë takimit të zhvilluar në ditët e para të janarit 2013, futbollisti nëpërmjet menaxherit të tij iu përgjigj pozitivisht ofertës së De Biasit, por kërkoi kohë, pasi më parë synon të pajiset me nënshtetësinë greke, shkruan portali partizani.

Tekniku i kuqezinjve e mirëkuptoi kërkesën e Ergysit dhe për këtë arsye miratoi kohën që do t’i duhet. Në Shqipëri u kthye me shpresa të mëdha, se së shpejti do të kishte në dispozicion një futbollist cilësor si mesfushori shqiptar i PAOK-ut.

Por opinioni futbolldashës në vend është tronditur vetëm pak ditë më parë, kur një media shqiptare publikoi lajmin se Kaçe ka vendosur të braktisë Shqipërinë, për të vazhduar të ardhmen në radhët e kombëtares greke, e cila gjithashtu është e interesuar për lojtarin.

FITORJA

I gjithë lajmi është ndërtuar mbi një deklaratë, që sikurse citohen në shkrim, është dhënë nga menaxheri i kombëtares kuqezi, Alban Bushi.

“Kaçe ka zgjedhur Greqinë para Shqipërisë dhe ne s’mund të bëjmë asgjë në këtë rast”, është teksti i kësaj deklarate.

Jo më shumë se dy ditë më vonë, pikërisht dje, ka ardhur edhe përgënjeshtrimi nga njerëzit që qëndrojnë përreth futbollistit 20-vjeçar. Sikurse është bërë e ditur në faqen e tij në “Facebook”, gjithçka është vetëm spekulim, sepse Kaçe kurrë nuk ka deklaruar se ka vendosur të luajë për Greqinë.

Po ashtu hidhen dyshime për vërtetësinë e deklaratës së Alban Bushit, ose në rastin më të keq, theksohet se menaxheri i kombëtares është shprehur pa folur me lojtarin. Gjithsesi ajo që nënvizohet më së shumti në këtë përgënjeshtrim ka të bëjë me vendosmërinë e futbollistit për të luajtur për Shqipërinë menjëherë pasi të marrë pasaportën greke.

Megjithatë do të duhet të presim e të shohim. Vetëm koha do ta vërtetojë, nëse Kaçe po “luan me dy porta”, apo vërtet ndihet ashtu siç ka deklaruar “shqiptar”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.