Mobi Casa

Refuzohet kërkesa e Xhevat Bislimit për seancë të mbyllur

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Këshilltari i PDK-së Xhevat Bislimi ka kërkuar seancë të mbyllur, por kjo është refuzuar nga kryesuesi i Asamblesë me arsyetimin se është e kundërligjshme kërkesa e tij.

Në seancën e dytë të rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash propozim vendimi për themelimin e ndërmarrjes publike komunale, propozim vendimi për formimin e komisionit të aksionarëve për N.P.L”Natyra” ku anëtarë u zgjodhën Dionita Tahiri nga LDK dhe Bujar Ostrogllava nga LDD ndërsa Kryetari i Komunës do të përzgjedhë edhe një anëtarë nga ekzekutivi , gjithashtu është votuar edhe propozim vendimi për ndarjen e banesave me programet e veçanta të banimit ku sipas saj 20 banesa do të ndahen për të pastrehët, 4 për veteranët e luftës së UÇK-së ndërsa 1 për komunitetin jo shumicë.

United Hospital

Ndonëse në fillim ishte votuar edhe kërkesa e këshilltarit të PDK-së Xhevat Bislimi për thirrjen e një seance te mbyllur, pas disa këshillimeve kryesuesi kërkoj që të mos thirrët kjo seancë pasi që konsiderohet si e kundërligjshme, por që çështjet të cilat nuk dëshirohen të diskutohen para opinionit publik të diskutohen pa praninë e publikut dhe mediave, në një seancë tjetër për të cilën do të vendos kuvendi me vendim.

Gjithashtu me kërkesën e këshilltarit Bujar Ostrogllava nga LDD është diskutuar edhe për gjendjen e rrugëve në territorin e komunës së Vitisë . Ndërsa gjatë kësaj seance ishte e paraparë të diskutohet edhe për rregulloren e barazisë gjinore ajo është shtyrë për ndonjë seancë tjetër pasi që Zyrtarja e Barazisë Gjinore ishte për vizitë zyrtare jashtë shtetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.