ARKATANA

Refuzohet ankesa e Monacos

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjykata e tenderëve, në një afat rekord, ka hedhur poshtë ankesën e Monaco Telecomit, duke u hapur rrugë kështu procedurave për privatizimin e PTK’së. OSHP, nuk mohon shkeljet që i ka paraqitur Monaco Telecomi, por thotë se ankesa është vonuar. Monaco ishte në garë për PTK’në, por nuk u parakualifikua.

Ankesa e Monaco Telecomit, e cila nuk u parakualifikua për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK’së, nuk pritet t’ia prishë hesapet Qeverisë se Kosovës. Në afat rekord, Gjykata e tenderëve e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e kësaj kompanie. OSHP, nuk ka mohuar se ka shkelje në procedurat tenderuese, por thotë se ankesa e kompanisë ishte vonuar.

Gjykata e tenderëve gjeti se ankesa e Monaco Telecomit ishte jashtë afatit ligjor, për çka edhe e hodhi poshtë. Kjo i hap edhe rrugën procedurave për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK’së.

Sipas vendimit të OSHP’së, kompania ankuese ka dështuar të dorëzojë ankesën brenda afatit ligjor, si dhe ka dështuar të bëjë sigurimin e ankesës konform legjislacionit në fuqi.

FITORJA

“Hidhet poshtë si i palejuar shqyrtimi i ankesës se operatorit ekonomik “Monaco Telecom International”, me nr. 250/12 e datës: 28.08.2012, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Tenderi publik për privatizimin e 75 për qind të aksioneve publike, Ndërmarrjes Postës dhe Telekomunikacionit, iniciuar nga AK Ministria e Zhvillimit Ekonomik”, thuhet në vendimin e OSHP-së.

Me këtë, sipas këtij vendimi, i lejohet Autoritetit Kontraktues, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, që të vazhdojë tutje me procedurat për privatizimin e PTK-së.

Në arsyetimin e vendimit, thuhet se Autoriteti kontraktues, përmes njoftimit të datës 17.08.2011, e ka njoftuar operatorin ankues “Monaco Telecom”, lidhur me procesin e vlerësimit të Komisionit për parakualifikim të ofertave.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.