Uji Dea

Refuzimi i Kurtit për të dëshmuar në Prokurori, ambasada gjermane: Presim nga të gjithë ta respektojnë sundimin e ligjit dhe procedurat

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shpërfilli urdhrin e gjykatës për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Shpërfilljen e zgjodhi ta bëjë në publik nga Gjilani ku shkoi për të hedhur gurthemelin e një çerdheje dhe për të ridërguar mesazhin Prokurorisë Speciale se për ta marrë dëshminë e tij duhet t’i shkojnë në zyre. Ky veprim i Kurtit ndeshi në reagime të misioneve të huaja në vend që i kujtuan Kurtit të bëhet më i vëmendshëm për gurthemelin e shtetit ligjor – pavarësinë e gjyqësorit e prokurorisë.

Alma Baxhaku

Ambasada gjermane në Kosovë në një përgjigje për Gazetën Express tha se pret që sundimi i ligjit dhe procedurat të respektohen nga të gjithë.

“Jemi plotësisht dakord me deklaratat e bëra nga misionet e tjera. Ne presim që të respektohet plotësisht sundimi i ligjit dhe të respektohen procedurat dhe proceset përkatëse nga të gjithë”, tha zëdhënësi i ambasadës, Christian Böttcher.

Përveçse nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, Kurti para gazetarëve në Gjilan e sulmoi atë.

“Shtrohet pyetja pse i humb prokuroria tre muaj. Për shkak se është më shumë e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi. Kurrë prokuroria e shtetit nuk ka qenë më e lirë për të vepruar. Fatkeqësisht lirinë po e përdorë, po e keqpërdorë për ta luftuar qeverinë dhe jo krimin e korrupsionit”, tha Kurti, duke insistuar se nuk po refuzon të japë dëshminë, por se ajo duhet të bëhet në zyrën e tij.

Për këtë mosbindje të Kurtit reagoi Zyra e BE-së në Kosovë, e cila në një përgjigje më herët për Gazetën Express theksoi se pavarësia e gjyqësorit duhet të respektohet.

“Pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë është gurthemeli i shtetit ligjor dhe duhet respektuar në çdo kohë. Gjyqësori dhe prokuroria në një sistem demokratik mund të jenë subjekt i shqyrtimit publik dhe debatit politik”.

Duke mos e përmendur kryeministrin, Zyra e BE-së gjithashtu kërkoi të promovim të llogaridhënies e integritet.

Eco Higjiena

“Përderisa ka arsye për të diskutuar përmirësimet në sistemin e drejtësisë në Kosovë, të gjitha kritikat duhet të jenë të balancuara, duke synuar promovimin e llogaridhënies, integritetit dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë. Në parim, ne nuk komentojmë hetimet në vazhdim apo procedimet gjyqësore. Ne presim që çdo proces gjyqësor të jetë i drejtë dhe proporcional, duke balancuar interesat përkatëse”.

Edhe ambasada e Mbretërisë së Bashkuar kërkoi respektim të sundimit të ligjit.

“Respekti për sundimin e ligjit është një tipar kryesor i demokracisë së Kosovës. Ne kërkojmë nga ata që janë të përfshirë në këtë rast që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në respekt të proceseve ligjore dhe të punojnë në atë që është interesi më i mirë i Kosovës”, kishte thënë dje ambasada britanike për Express.

Gjykata Themelore në Prishtinë para disa ditësh lëshoi urdhër që e obligon Kurtin të japë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit, në një rast që ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Urdhri erdhi pasi kryeministri nuk u është përgjigjur dy ftesave që ia ka bërë Prokuroria në muajt e fundit.

Ndërkohë, Zyra e Kurtit i kishte dërguar letër Gjykatës Themelore me kërkesën për ta urdhëruar Prokurorinë që ta marrë dëshminë e Kurtit në Kryeministri.

Gjithë refuzimin për të shkuar në Prokurorinë Speciale Kurti po e bën me arsyetimin se nuk dëshiron të bëhet “lajm botëror” dhe se mund të prezantohet si rast korrupsioni.

Sidoqoftë, Kurti të martën zuri vend në disa media botërore për refuzimin e tij për t’iu përgjigjur urdhrit të gjykatës për dëshmi në prokurori.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.