Uji Dea

Refuzimi i inkluzivitetit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Daut Dauti – 1. Në Gjilan, diku kah mesi i viteve të ‘70-ta të shekullit të kaluar, ditën e panaxhyrit, një rom e kishte vnu nji plis n’kry e kish dalë n’qytet. Gabim shumë i madh! Hala pa mbërri në qendër, aty te përmendorja, e kishin zanë nja dy-tre shqiptarë dhe e rrehin e sosin. Ylym për qylym e kishin ba romin e ngratë, i cili mezi kish pshtu gjallë.

Arsyeja që e kishin rrehë? “Bishti i magjupit me vnu n’kry kapuq t’shiptarit”! Arsyetim tërësisht racist.

Romi, me këtë veprim, me siguri ka dashtë që të manifestojë edhe publikisht se dëshiron të bëhet shqiptar. Simbolikë dhe veprim i dështuar i romit kosovar.

Në Gjilan kanë qenë nja dy a tre romë tjerë që bartnin plisa, po kurrë nuk e di pse nuk i kanë rrehë edhe ata. Apo, ndoshta i kanë rrehë dhe unë nuk e kam marrë vesh, por ata plisat nuk i kanë hjekë nga koka.

2.

Disa vite më vonë, po ashtu në Gjilan, isha duke ecë rrugës me një kusheri, i cili ishte dy herë më i vjetër se unë. E pamë një kolonë të njerëzve që e çonin një të vdekur te vorret. Kur e morëm vesh se kush kishte vdekë, kusherini m’u drejtu e tha: ‘Ah, paska dekë ai tyrqelia’.

UBT

‘Shqiptar bre u konë’ – i thashë unë.

Ai, pa një pa dy, ma kthei: ’Leje bre se ti je i ri e nuk i di do punë. Unë vet, me veshtë e mi, e kam ni tu folë tyrqe’.

Argumenti i kusherinit tim përmbante elemente qesharake, por më shumë tragjike.

3.

Shqiptarët janë refuzues të inkluzivitetit dhe, si të tillë, të prapambetur. Kurrsesi nuk mundesh me hy brenda bashkësisë së tyre etnike apo kombëtare pasi që kanë vendosë roje te dera. Në Gjilan ka pasë raste që shqiptarët janë bërë serbë. Së paku unë e di një rast. Por, asnjë joshqiptarë nuk ka mundur të bëhet shqiptar edhe pse kanë shprehë dëshirë. Shqiptarët nuk lejojnë me hy brenda tyre e me u shkri me ta. Ata që kanë lindur nga martesat e përziera, nga nënat boshnjake, turke, sidomos serbe, janë shikuar me dyshim të madh dhe janë konsideruar se kanë hy në rrethin shqiptar pa i plotësuar të gjitha kushtet.

Por, shqiptarët e kanë lanë derën çelë për me dalë nga mesi i tyre dhe me u asimilu në të tjerë. Kjo është veti e popujve primitivë. Veç popujt e kulturuar kanë fuqi asimiluese.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.