KKVITI

Refugjatë nga Kosova po jetojnë në tenda poshtë një ure në Lion

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Shumë qytetarë nga Kosova që kanë mësyrë Francën për të kërkuar azil, jetojnë në kushte tejet të rënda. Disa prej tyre që janë në qytetin e Lyonit, po jetojnë në tenda të vendosura poshtë një ure të qytetit francez. Numri i familjeve kosovare në këto hapësira të ngushta, duket të jetë i madh, ndërsa edhe në përgjithësi, numri i atyre që kanë udhëtuar drejt Francës, është mjaft i madh.

Vetëm gjashtë muajt e parë të këtij viti, 2056 kosovarë kanë kërkuar azil në Francë, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërkohë, që numri i kosovarëve që janë kthyer nga ky shtet nga viti 2010, duket të jetë shumë më i vogël.

Eco Higjiena

Në vitin 2010, nga Franca ishin kthyer 377 kosovarë. Në vitin 2011, ishin kthyer 455, ndërsa në vitin 2012, 369 persona. Këtë vit, deri më 1 shtator janë regjistruar gjithsej 241 persona të kthyer, bazuar në të dhënat e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në kuadër të Ministrisë së Brendshme. Megjithatë, Ministria nuk ka pasur informacione për kushtet ose trajtimin e kosovarëve azilkërkues atje.

Një përgjigje për interesimin e KTV-së për këtë temë nuk e ka kthyer as Ambasada e Francës në Prishtinë. KTV-ja raportoi ditë më parë për kushtet e rënda, në të cilat jetojnë kosovarët që janë vendosur në komunën Annecy të Francës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.