UBT

Reformimi i administratës publike, proces i pandalshëm

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar, ka bërë me dije se janë duke punuar për krijimin e një administrate publike moderne, të qëndrueshme dhe të paanshme në shërbim të qytetarëve dhe të bizneseve.

Ai ka treguar se aktualisht MAP-i është në fazën finale të rishikimit të Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike 2018-2020.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Jagxhillari ka deklaruar se reformimi i administratës publike do të jetë proces i pandalshëm.

Fundamenti

Ministri Jagxhillar ka paralajmëruar se gjatë muajit qershor do të dërgohen për miratim në Qeveri tri ligjet bazike të administratës publike: Ligji për Pagat, Ligji për Shërbimin Civil dhe Ligji për Organizimin e Administratës Publike.

Ai ka treguar se në agjendën e reformave nuk është paraparë largimi i punonjësve, por profesionalizimi dhe efikasiteti i administratës publike.

“Siç e dini, reforma e administratës publike është një proces që kërkon kohë. Aktualisht jemi në fazën finale të rishikimit të Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike 2018-2020. Procesi i reformimit të administratës publike është fokusuar në ndryshimin apo reformimin përmes pakos legjislative që përmban Projektligjin për Shërbimin Civil, Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për Organizimin e Administratës Publike. Si dhe nga ana tjetër, me zbatimin e Kornizës Strategjike për Reformën e Administratës Publike që përbëhet nga katër strategji: Strategjia e Koordinimit të Politikave, Strategjia e Rregullimit më të Mirë (Legjislacionit), Strategjia e Modernizimit të Administratës Publike dhe Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike”, ka thënë Jagxhillar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.