UBT

Reformatori i vonuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sivjet i ka në dispozicion 19 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Por, Qendrat e Mjekësisë Familjare, Spitalet rajonale dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës vazhdojnë të ballafaqohen me probleme thuajse të njëjta me ato që janë ballafaquar në vitet paraprake.

Ministri Ferid Agani e pranon se janë vonuar shumë me reformat në shëndetësi, duke e cilësuar si çelës të zgjidhjes së problemeve miratimin e Ligjit të Shëndetësisë, që po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, pas padisë që i ka bërë Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) dhe deputeti Shaip Muja.

Ligji i shëndetësisë, sipas Aganit, do t’i hapë rrugë edhe Ligjit të sigurimeve shëndetësore, që ishte paraparë të shkonte si pako me Ligjin e shëndetësisë.

Tribuna: Ministër, deri ku ka mbërri Ligji për sigurimet shëndetësore?

Fundamenti

Agani: Ligji për sigurimet shëndetësore është i draftuar dhe i përfunduar në bashkëpunim me Bankën Botërore (BB) dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ai ligj e pret miratimin në Qeverinë e Kosovës, pas hyrjes në fuqi të Ligjit të Shëndetësinë. Ky ka qenë një kusht me Bankën Botërore dhe FMN-në që Ligji për Sigurimet të miratohet në Qeveri, pasi të fillojë zbatimi i Ligjit të Shëndetësisë, që parasheh fillimin e një reforme të sistemit shëndetësor. Tash, ky ligj është i gatshëm për miratim.

Tribuna: A jeni vonuar shumë me reformën duke e ditur se edhe Ligji i Shëndetësisë u vonua shumë?

Agani: Jashtëzakonisht shumë. Unë kam menduar që ky ligj do të kalojë dhe ky proces të kryhet një vit më herët. Mirëpo ndjeshmëria e ligjeve dhe thellësia e reformave që këto ligje parashohin, ka kërkuar një proces më të gjatë të konsultimeve. Ndërsa tash erdhi edhe kjo vonesë e panevojshme e dërgimit të ligjit në Gjykatë Kushtetuese (Tribuna).