Mobi Casa

Reformat në arsimin gjilanas duhet bërë për të mirën e qytetarit

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Reformat janë të mirëseardhura në shoqëri edhe pse për disa ato janë jo të përshtatshme sepse dalin vlerat në pah dhe ata të cilët nuk kanë vlerë mbesin jashtë rrethit që ka bërë reforma.

Reformat duhet bërë së pari, për të mirën e qytetarit dhe për ta freskuar punën-aktivitetet të cilat janë amortizuar për një kohë të gjatë dhe bëhet reforma e cila ngjallë gjithçka, realizon interesin e qytetarit dhe njëherit vlerat dhe punën e mirë e shpalos në sipërfaqe, por reformat nuk guxojnë të jenë jo ligjore dhe kundër interesave të qytetarëve.

Kur është plasuar lajmi se komuna e Gjilanit do të bëjë reformë në arsimin fillor të gjithë jemi gëzuar para kohe dhe e kemi mirëpritur, andaj nuk mendojmë se ndonjë njeri me mendje dhe logjikë të shëndoshë nuk e ka mirëpritur një reformë në arsimin lokal të komunës së Gjilanit, por pas fillimit të zbatimit të kësaj reforme u shfaqën parregullsitë e para dhe të metat e kësaj “kuazi reforme”.

Në parim, reformat duhet bërë në nivelin qendror dhe jo lokal, por kjo mund të ndodhë edhe kështu por në shtetet moderne nuk mund të ndodhë të kemi një reformë e cila i kontribuon destabilitetit psikik, social dhe familjar te fëmijët e moshës 7 vjeçare.

Në vend që komuna të ofrojë strategji të ndryshme se si të motivohet fëmija për të filluar jetën arsimore, si të ndihmohet në socializmin e tij me të tjerët, të përkujdeset për kushtet në të cilat jetojnë dhe të vendos rend dhe disiplinë në objekte shkollore ajo merret me atë që të shtrijë ndikimin e saj deri në atë masë sa edhe të ia caktojë fëmijës se me cilin mësues duhet të mësojë, në cilën paralele të shkojë dhe me cilën shoqëri duhet vazhdojë jetën arsimore.

Në institucionet publike ka rregulla të cilat duhet përfillur dhe të cilat i japin kuptim jetës në aspektin pozitiv, por kur ato keqpërdoren, atëherë nuk mbetet tjetër vetëm se të reagohet në mënyrë demokratike përmes mekanizmave të cilët edhe e kanë obligim moral e kushtetues, dhe shtrohet pyetja ku është sot opozita e Gjilanasve, shoqëria civile, mediet dhe mendimi intelektual gjilanas (përveç prof. Nuhi Ismajl-it i cili ka reaguar me kohë dhe drejtë).

Shoqëria gjilanase nuk duhet të ndëshkojë vetëm ata të cilët sot janë në pushtet , por edhe opozitën e cila është aq e hutuar dhe e shthurur sa që nuk po di kah të ia mbajë për t`i ngritur hallet e qytetarëve në nivelin profesional.

Ja disa nga arsyet pse nxjerrja e këtij programi që bënë dallime dhe diskriminime është i dëmshëm dhe jo në harmoni më interesat e qytetarëve tanë si dhe në kundërshtim me aktet ndërkombëtare (Konventën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve) dhe legjislacionin vendor i cili është mjaft i pasur në fushën e arsimit sepse ka vendosur disa standarde të cilët janë të nivelit evropian por të cilat në esencë po rrezikohet nga komuna e jonë e cila bënë reformë për të dalluar, ndarë, veçuar dhe diskredituar jetën e fëmijëve.

P.sh: një fëmijë 6 vjeçar ka vijuar për një vit rresht nivelin parashkollor dhe është shoqëruar – socializuar në mënyrën më të mirë me shoqërinë e tij, pas kalimit të tij në klasën e parë atij nuk i jepet mundësia që ta fillojë shoqërinë me ata të cilët ai dëshiron, ku është në të mirë të ardhmes së tij por komuna jonë nxjerrë një program nga “super IT -ekspertet e kompjuteristikës” së saj për seleksionimin e nxënësve se në cilën klasë dhe cilës shoqëri duhet t’i takojë një fëmijë 7 vjeçar, kjo është kundër të gjitha standardeve ndërkombëtare dhe vendore të arsimit.

Mobi Casa

KONVENTA PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE – e cila ka hy në fuqi më 2 shtator 1990, në nenin 3 të saj thekson kështu: atëherë kur institucionet publike ndërmarrin veprime të cilat kanë të bëjnë me fëmijët, në radhë të parë duhet të jetë parësore interesi i lartë i fëmijë, e në këtë reformën tonë absolut nuk është ky interesi i fëmijëve që të ketë ndarje në shoqëri, shkollë dhe mësimdhënës.

Në nenin 29 të po kësaj konvente thuhet se, fëmija duhet të përgatitet në mënyrë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë, e kjo tek ne nuk po ndodh ngase që në fillim të përballjes së tyre më institucionet publike ata po veçohen nga të tjerët, ndërsa në paragrafin 2 të nenit 29 thuhet se asnjë dispozitë nuk duhet të interpretohet asisoj që të cenojë lirinë e fëmijëve.

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS – Secilit qytetar të Republikës së Kosovës e drejta në arsim i njihet dhe institucionet publike janë të obliguara të ju sigurojnë të drejtën në arsim andaj kjo është një bazë e mirë juridike për qytetarët (fëmijët 7 vjeçar) e Republikës së Kosovës. (Shih nenin 47, paragrafi 1 dhe 2).

LIGJI PËR ARSIMIN NË KOMUNA TË KOSOVËS – shkon edhe më larg në këtë drejtim duke rregulluar në këtë mënyrë se Komunat të promovojë një sistem arsimor jo -diskriminues në të cilin respektohet e drejta e secilit person për arsim dhe mundësitë e shkollimit cilësor te vihen në dispozicion për të gjithë (Shih nenin 3, paragrafi 2).
Decidivisht në nenin 5 të ligjit për arsimin në komuna thuhet regjistrimin dhe pranimin e nxënësve në pajtim dhe me respektimin e parimeve të mos diskriminimit sipas ligjit; (Shih nenin Neni 5, paragrafi 2).

Parimisht vetëm ideja për të bërë reformë në arsimin gjilanas është e mirë, por forma se si është planifikuar të bëhet reforma është e pa kapshme, sepse po shkel të drejtat e fëmijëve dhe nuk është në harmoni me standardet juridike vendore dhe ndërkombëtare.

Së pari, është dashtë ju si komunë të koordinoheni me zyrën ligjore të Komunës e më pas edhe të ministrisë së arsimit (ndoshta edhe ata nuk e dinë) në mënyrë që të filloni me këtë sistem.

Fati i fëmijëve nuk është dhe nuk duhet të jetë në duar të zyrtarëve të komunës, por komuna së bashku me institucionet tjera duhet të jenë promotor të ndikimit në zhvillimin e fëmijëve në të gjitha sferat e jetës dhe shpresojmë se kjo në të ardhmen do të ndodhë.

(Ekspertët e arsimit të OJQ L.L.D – Lobimi për ligjin dhe demokracinë)