Uji Dea

Reforma në kadastër, synon eliminimin e pasaktësive të trashëguara dhe ndërtimin e një sistemi kadastral modern dhe të besueshëm

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Është përmbyllur cikli i informimit publik për projektin e rindërtimit të kadastrit në Komunën e Gjilanit. Ky proces përfshiu zonat kadastrale: Livoç i Epërm, Bresalc, Shillovë dhe Dobërçan, si dhe lagjet Arbëria dhe Dheu i Bardhë.

Takimet informuese me qytetarët dhe zyrtarët e Komunës së Gjilanit dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës u mbajtën nga 1 deri më 8 prill.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se përfunduan një proces shumë të rëndësishëm për komunën tonë: Rindërtimin e Zonave Kadastrale, i cili synon përditësimin e të dhënave pronësore dhe rritjen e sigurisë juridike për pronën tuaj.

Ai ka falënderuar qytetarët të cilët ishin pjesë në takime, u informuan drejtpërdrejt në këtë proces të rëndësishëm dhe të sigurojnë pronat e tyre.

“Pjesëmarrja qytetare është e rëndësishme për një proces të saktë
dhe transparent”, tha Alban Hyseni.

HW

Nga ana tjetër drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Eljesa Rashiti, tregoi se kanë përfunduar diskutimet me qytetarët për zbatimin e projektit për rindërtimin e kadastrit në Komunën e Gjilanit.

Ajo tregoi se kishte pjesëmarrje të madhe me qytetarët e zonave kadastrale: Livoç i Epërm, Bresalc, Shillovë dhe Dobërçan, si dhe lagjet Arbëria dhe Dheu i Bardhë.

“Rindërtimi i kadastrit, është një nga proceset më të rëndësishme në administrimin e pronës.
Ajo numëroi arsyet që mundësojnë përditësimin dhe saktësimin e të dhënave pronësore, Rritjen e sigurisë juridike. Ndërtimin e një sistemi më transparent dhe funksional. Përmes këtij projekti synojmë krijimin e një regjistri të besueshëm të pronave, lehtësimin e procedurave administrative dhe adresimin e çështjeve të trashëguara ndër vite.

Zyrtarë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, thanë se ky proces transparent synon të garantojë sigurinë juridike të pronës për çdo banor, përmes informimit të detajuar mbi hapat teknikë dhe rëndësinë e regjistrimit të saktë të pasurisë së paluajtshme.

Nga AKK-ja, falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e treguar në këtë reformë të rëndësishme, e cila synon eliminimin e pasaktësive të trashëguara dhe ndërtimin e një sistemi kadastral modern dhe të besueshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.