FIDANISHTJA

Reforma harrohet, politizimi thellohet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ekspertë të fushës së legjislacionit thonë se është traditë që subjektet politike, që e marrin pushtetin, të ndërhyjnë edhe në administratë pas proceseve zgjedhore, duke instaluar aty grupet e veta të interesit, njerëzit të cilët gjatë fushatës u kanë ndihmuar të fitojnë vota.

Koalicioni harron detyrimet evropiane për administratën publike

Institucionet janë stërmbushur me militantë

FIDANISHTJA

Ekspertë të fushës së legjislacionit thonë se është traditë që subjektet politike, që e marrin pushtetin, të ndërhyjnë edhe në administratë pas proceseve zgjedhore, duke instaluar aty grupet e veta të interesit, njerëzit të cilët gjatë fushatës u kanë ndihmuar të fitojnë vota.

Reformimi,ristrukturimi dhe depolitizimi i administratës së shtetit të Kosovës, si një kriter i mbetur pa realizuar në të gjitha raportet e deritanishme të progresit të KE-së do të jetë i theksuar edhe në vjeshtën e këtij viti në raportin e radhës. Edhe Qeveria e re e koalicionit, PDK- LDK, po vazhdon ta lërë në harresë reformimin, ristrukturimin dhe depolitizimin e administratës së shtetit, derisa vlerësimin negativ për këtë standard në Raportin e ri të Progresit e paralajmëroi së fundi përfaqësuesi i deritanishëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Përfaqësues të opozitës dhe ekspertë të fushës së legjislacionit thonë se do të jetë një proces i vështirë dhe mjaft i zvarritur në kohë plotësimi i këtij kriteri, ngase është traditë që subjektet politike, që e marrin pushtetin, të ndërhyjnë edhe në administratë pas proceseve zgjedhore, duke instaluar aty grupet e veta të interesit, njerëzit të cilët gjatë fushatës u kanë ndihmuar të fitojnë vota. “Natyrisht që nuk është se po harron Qeveria që ta bëjë reformimin dhe depolitizimin e administratës, por, përkundrazi, edhe pse gjatë fushatës zgjedhore pikërisht këto parti në pushtet janë thirrur që me ardhjen në pushtet do të bëjnë një administratë funksionale, racionale dhe profesionale, në të cilën do të ketë edhe reduktim, megjithatë ata vepruan në kahen e kundërt”, tha deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu për “Kosova Sot”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.