GRANDEMALL

Reforma e plotë, pas zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Reforma zgjedhore do të jetë temë diskutimi edhe pas zgjedhjeve të përgjithshme. Barra për ta bërë këtë do t’i rëndojë konjukturës se re politike që pritet të udhëheqë me vendin.

Këtë porosi Bashkimi Evropian ua ka drejtuar zyrtarëve më të lartë të vendit dhe partive politike. Përfaqësuesit e vendeve të BE-së, edhe pse janë pajtuar me ndryshimet që po bëhen në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, kanë premtuar se nuk do të jenë kundër zgjedhjeve me kusht që reforma substanciale siç e quajnë ata, të vazhdojë gjatë viteve të ardhshme.

Mobi Casa

Për këtë qëllim Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, është takuar të mërkurën në Kuvend, me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, anëtarët e Kryesisë, shefat e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve.

Në takim, sipas të pranishmëve, ai ua ka bërë të qartë se Kosova ka ende shumë punë sa i përket reformës, në mënyrë që ajo të jetë në harmoni me pritjet e ndërkombëtarëve. Takimi ka qenë i mbyllur për media mirëpo burime i kanë thënë gazetës, se Zhbogar e kishte thirrur atë në mënyrë që të diskutohet për hapat e mëtutjeshëm në procesin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.