Fundamenti

Refik Kryeziu del me librin më të ri “Ekonomia kombëtare”

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Botime të reja: Doli nga shtypi libri i Prof.dr. Refik Kryeziut “Ekonomia Kombëtare“ në botim të Universitetit AAB Riinvest.

Doli nga shtypi libri i Prof dr. Refik Kryeziut “Ekonomia Kombëtare“, në botim të Universitetit AAB Riinvest. Libri i Refik Kryeziut, „Ekonomia Kombëtare”, Qasjet dhe Perspektivat e Zhvillimit Ekonomik në Republikës e Kosovës, trajton një mori temash nga Zhvillimi i Financave në Republikën e Kosovës.

Studiuesi, Refik Kryeziu, njohës i mirë i Financave dhe i të ardhurave buxhetore të Republikës së Kosovës, shkencës së ekonomisë , edhe letërsisë ekonomike, boton një libër të munguar, me mendime, dhe të dhëna shkencore.

Për librin e Refik Kryeziut „Ekonomia Kombëtare“ dhe perspektivat e saj, vlerësimet janë të shumta. Mirëpo, ne po veçojmë mendimin e dy recensentëve të librit; Prof.dr. Kolë Prengën, profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, dhe Prof. dr. Mejdi Bektashin, Profesor në Fakultetin Juridik, të Universitetit „Hasan Prishtina“ të Prishtinës.

Libri i Refik Kryeziut,„Ekonomia kombëtare“, shprehet Kolë Prenga, ekonomist i mirënjohur nga Tirana, ngërthen në vete një sërë çështjesh të zhvillimit ekonomike në Republikën e Kosovës. Prandaj, libri që po i jepet në dorë lexuesit, deshëm apo s´deshëm ne, vazhdon Prenga, është libër që na mëson se si të ecim përpara. Pa libra, pa dije të shkruara, s´kemi si të mësohemi e të zhvillohemi. Mbledhja e dijeve, mendimeve, ideve, dhe përvojave është e domosdoshme për zhvillimin ekonomik të një vendi.

Kosova vet duhet ta projektojë të ardhmen e saj. Papunësia që tash ekziston në Kosovë, me një organizim më të mirë, dhe me shfrytëzimin e pasurive natyrore të saj, ka mundësi që krizën e papunësisë ta kaloj pa tronditje të mëdha. Krizat ekonomike jo rrallë janë me dhimbje në të gjitha shoqëritë. Pasojat e kësaj krize mund t´i vuajmë të gjithë.

Prandaj libri i Refik Kryeziut, „Ekonomia kombëtare“, është një prurje që unë e vlerësoj shumë. Çështjet e ngritura në këtë libër shprehet Prenga janë prezentë në çdo kohë dhe në çdo vend. Prandaj, shkruan profesor Prenga, libri „Ekonomia kombëtare“ i Refik Kryeziut, i pari këtij llojit në Kosovë, është një lajm shumë i mirë, për shkencat e ekonomisë dhe zhvillimet e saj.

Përgjegjësitë profesionale dhe shkencore në zhvillimin ekonomik të Kosovës janë të Domosdoshme. Pa përgjegjësitë e duhura, ekonomia lehtë mund të mbytet në anarki dhe korrupsion. Ky libër tash më i botuar, do t´u ndihmoj shumë studentëve të ekonomisë, ekspertëve të saj, dhe institucioneve qeveritare. Ndërsa Mejdi Bektashi, në recensionin e tij librin e Refik Kryeziut,„Ekonomia Kombëtare“ e vlerëson shumë lartë, duke thënë se është libri i parë i botuar i këtij lloji në Republikën e Kosovës. Ky libër në mënyrën më shkencore trajton një sërë aspektesh dhe perspektivash të zhvillimit ekonomik të Kosovës në fushën e financave. Pasuritë e Kosovës në librin „Ekonomia kombëtare“ nuk duhet vetëm t´i lexojmë, por ato duhet trajtuar nga mendja e shkencës, dhe dora e shtetit.

Fuqia e shtetit të Kosovës tani është ekonomia, ajo që ngre lart mirëqenien e popullit tonë. Pa ekonomi të mirëfilltë krizat ekonomike shkaktojnë dhimbje të vazhdueshme, dhe shpërthime sociale. Libri i Refik Kryeziut. „Ekonomia kombëtare“ vlerëson Prof. Dr. Bektashi, është një prurje e re për studentët tanë, dhe për institucionet ekonomike të Kosovës. Ne ende jemi në fazën e shtetformimit.

FIDANISHTJA

Ky libër i munguar për studentët dhe shoqërinë tonë, do të na mësojë se si të sillemi ndaj pasurisë sonë kombëtare, dhe ndaj buxhetit të kufizuar të Republikës së Kosovës. Libri i Kryeziut, „Ekonomia kombëtare“ka shtatë kapituj, dhe 261 faqe. Në secilin kapitull autori me shifra dhe me tabela na e jep gjeografinë e zhvillimeve ekonomike në Kosovë. Aktualisht, Kosova përballet me një papunësi të lartë, me rreth 40% të numrit absolut të të papunëve. Thënë në numra, mbi 1 qind e 5 mijë e 7 qind e dyzet e një të papunë të moshës 18 – 24 vjeçare. Shifër vërtetë rënqethëse.

Republika e Kosovës shkruan Refik Kryeziu është shtet i ri, dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik të Kosovës vazhdojnë të jenë të kufizuara. Mirëpo, perspektivat e zhvillimit ekonomik, ( nga të dhëna në libër ) janë shpresëdhënëse. Pasuritë e shumta të Kosovës, në metale dhe jometale, si dhe në bujqësi, janë fonde të çmuara për të ardhmen e ndritshme të Kosovës.

Nëse ekonomia dhe politikat e Republikës së Kosovës, harmonizojnë qëndrimet dhe qëllimet, shkruan Refik Kryeziu, zhvillimi Ekonomik i Kosovës, mund të përshpejtohet në shumë fusha të zhvillimit. Refik Nevzad Kryeziu u lind në Roganë të Dardanës me 11.03 1957. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Gjimnazin në Dardanë. Pas shkollës së mesme Refiku regjistrohet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ku diplomon në kohë rekorde.

Refik Kryeziu ka thirrje Akademike, Doktor i Shkencave Ekonomike. Prof.dr.Refik Kryeziu është bir i dëshmorit, Nevzad Balë Kryeziut. Refik Kryeziu edhe vet ishte kyçur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me dy vëllezërit Bajram Kryeziun, dhe Reshat Kryeziun.

Refik Kryeziu, prej vitit 2006 është profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit AAB – Riinvest në Prishtinë, në lëndët; Financa publike, Ekonomi monetare, Menaxhim i projekteve, Politika monetare dhe fiskale si dhe Financat Ndërkombëtare dhe Makroekonomi.

Refik Kryeziu nuk rresht së punuari. Refiku, deri më tash ka botuar dhe publikuar me dhjetëra punime shkencore. Monografinë për ekonominë e Gjilanit, studime dhe vështrime në 8 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në shumë simpoziume e këshillime shkencore. Vlen të përmendet se Refik Kryeziu, ka hartuar dhe realizuar mbi 30 projekte investive në Kosovë, dhe të gjitha me notë të lartë vlerësimi.

Prandaj, pa zhvillim të mirëfilltë ekonomik, thotë dijetari dhe shkencëtari Refik Kryeziu, Republika e Kosovës, mund të rrëshqas në kriza që nuk i dëshiron askushi në Kosovë.

Shpresojmë se sukseset do të jenë më të mëdha se krizat. Pasuritë natyrore të Kosovës janë të vlerësuara, dhe shteti ynë po punon në këtë drejtim. Sukses dhe shëndet
autorit për këtë libër të munguar të shkencës sonë. /Rrustem Geci – Dortmund/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.