Refik Hasani viziton vendlindjen

Bujanoc – Refik Hasani tha se takime pune janë mbajtur me krerët më të lartë të institucioneve Komunale dhe subjekteve Politike të kësaj Komune.
Sipas tij përveç këtij takimi janë mbajtur edhe me Galip Beqirin, Kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës në selinë e këtij Këshilli në qendër të Bujanocit.
Vizita ishte bërë në cilësinë e Këshilltarit Komunal të Gjilanit lidhur me propozimin për inicimin e propozimi për themelimin e Grupi Punuese për bashkëpunim ndërkufitar.
Hasani tha se nisma është në kërkimin e përkrahjes nga Kryetari i Komunës së Bujanocit , Kryesuesi i Kuvendit të Bujanocit dhe Partive Politike që janë të përfaqësuara në Kuvend të Bujanocit , Komunën e Preshevës për këtë nismë si dhe Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës rreth këtij propozimi.
Nga krerët më lartë të Komunës së Bujanocit është arritur një përkrahje e plotë që vërtet ka nevojë komuna e Gjilanit të formoj një Grup Punues për bashkëpunim ndërkufitarë .
Kurse edhe në ditët në vijim do vizitojmë Komunën e Preshevës dhe atë të Medvëgjës lidhur me propozimin në fjalë për inicimin e propozimi për themelimin e Grupi Punuese për bashkëpunim ndërkufitar./rajonipress/