Eko Higjiena

Redon Xhixha shpërthen me dy gola në Ligën e Kampionëve

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Redon Xhixha është në top formë dhe këtë e ka dëshmuar edhe sonte në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve, në sfidën mes Rakow dhe skuadrës së tij Qarabag.

Ish-anëtari i Tiranës ka shënuar dy gola në humbjen e skuadrës së tij 3-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Poloni.

Edhe pse kampionët e Polonisë kishin epërsi prej dy golave 2-0, Xhixha arriti që në minutën e 73-të të realizonte golin e parë, duke goditur saktë me kokë pas një harkimi nga e majta.

Eco Higjiena

Vetëm dy minuta më vonë, 25-vjeçari shqiptar doli sërish në skenë ku devijoi topin nga afër golit me shpatull për ta barazuar rezultatin përkohësisht.

Në fund të ndeshjes, Rakow realizuan golin e fitores 3-2, derisa sfida e kthimit zhvillohet pas një jave në Azerbajxhan.

Xhixha është në top formë, pasi edhe në raundin e parë të Ligës së Kampionëve realizoi dy gola në dy ndeshje ndaj Lincoln Red Imps. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.