Mobi Casa

Recituesja më e mirë në “Flakadani i Karadakut” zgjidhet Qëndresë Rashiti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Juria e përbërë nga profesorët e shkollave pjesëmarrëse në këtë garë, kanë përzgjedhur edhe tri recitimet më të mira. Fitues i vendit të parë të garave të recituesve “Flakadani i Karadakut 2014” u zgjodh Qëndresë Rashiti, nxënëse e Gjimnazit “Ismajl Qemajli” nga Dardana, vendi i dytë Elbasan Sahiti nga shkolla teknike nga Presheva dhe vendi i tretë Lejla Leci po ashtu nga Dardana.

Në kuadër të aktiviteteve kulturore që po zhvillohen në Manifestimin Flakadani i Karadakut, sot në program kanë qenë garat regjionale të recituesve, ku morën pjesë nxënësit e shkollave të mesme të komunave Kaçanik, Dardanë, Preshevë dhe Viti.

Në emër të institucioneve komunale, përfaqësuesit e shkollave pjesëmarrëse i përshëndeti drejtori i Drejtorisë për Arsim në Viti Qahil Sinani, i cili theksoi se vetë fjala Flakadan i Karadakut ka një përfshirje të gjerë gjeografike, prandaj edhe pjesëmarrja e shkollave në këtë ngjarje ka përfshirë një regjion të tërë.

ARKATANA

Juria e përbërë nga profesorët e shkollave pjesëmarrëse në këtë garë, kanë përzgjedhur edhe tri recitimet më të mira. Fitues i vendit të parë të garave të recituesve “Flakadani i Karadakut 2014” u zgjodh Qëndresë Rashiti, nxënëse e Gjimnazit “Ismajl Qemajli” nga Dardana, vendi i dytë Elbasan Sahiti nga shkolla teknike nga Presheva dhe vendi i tretë Lejla Leci po ashtu nga Dardana.

Kryetarja e jurisë profesoresha Hidajete Haliti ka vlerësuar garën e sivjetme si një ngjarje shumë të rëndësishme, që vërehej një interesim i nxënësve për recitim dhe konkurrencë mes tyre që dëshmon se ky aktivitet po ecën mbarë në përfshirjen e qyteteve të kësaj ane. “Ne kemi vlerësuar në mënyrë unanime që të katër anëtarët e jurisë, andaj për të tria çmimet besojmë se kemi ndarë atyre që janë meritor. Për organizimet e ardhshme, mendoj se organizatori duhet të përcaktoj një kriterium që do të ndikonte në rritjen e cilësisë së recitimeve dhe përzgjedhjen e poezive”, tha profesoresha Haliti.

Këshilli organizativ i manifestimit “Flakadani i Karadakut 2014”, ka ndarë mirënjohje edhe për gjitha shkollat pjesëmarrëse në këtë garë./rajonipress/