Eko Higjiena

Reciprociteti edhe për shumicën shqiptare në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Refik Hasani – Pa asnjë pikë e presje dallim edhe për shumicën Shqiptare në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë sikur 15 pika për Serbët lokal të Mitrovicës.

Vetëm kështu Krahina e banuar me shumicë shqiptare në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë duhet të kenë të gjitha ngjashmëritë e asnjë pikë e presje si dallim as në formë e as në përmbajtje në të gjitha sferat , poret e jetës me Serbët lokal të Mitrovicës . Kjo duhet të jetë qind për qind me një reciprocitet Prishtinë – Beograd .

FSK-ja nuk do lejohet të hyjë në Mitrovicë dhe Komuna me shumicë me serbë lokal kurse te shqiptarët ende nuk është demilitarizuar kjo pjesë e jo si që është tani ku është shndërruar si zonë e poligon ushtarak i vërtet ku ushtria serbe është jashtë e kazermës e përqendruar ,

Serbët lokal të Mitrovicës arritën me 15 pika shumë më shumë se çdo standard që Shqiptarët arritën me mundi e sakrificë të UÇPMB-së luftës së armatosur për gati dy vite dhe ende nuk kemi që Beogradi është duke ju përmbajtur marrëveshje së Konçulit ,

Serbët lokal të Mitrovicës arritën të kenë Komandantë të Policisë lokale dhe atij Rajonal , pra dy nivele të zinxhirit komandues të policisë kurse shqiptarët nuk e kanë as komandantë të policisë lokale as në Preshevë , Bujanoc e aqë më pakë në Medvegjë ku shqiptarë kanë vetëm tre Policë
,
Serbët lokal përbëjnë policin e Kosovës shumë më shumë që përbëjnë realisht popullatën në Komuna të veçanta të Republikës të Kosovës , kurse shqiptarët nuk kemi kurrfarë përfaqësime të policisë multietnike në zinxhirin komandues ,

Serbët lokal të Mitrovicës në sistemin e gjykatë kemi si në gjykatë themelore dhe në instancën e Asociaconit të Kosovës ku serbët kanë edhe panelin e gjykatësve serbë për lëndë të serbëve , kurse shqiptarët me një gjykatës shqiptarë në Bujanoc kurse në Preshevë me katër gjykatës , ku gjykata e Bujanoci dhe e Preshevës është transferuar në Vranjë , kurse gjykata e Medvegjës s`ka fare, por duhet të shkohet në qytetin e Leskocit me një largësi mbi tridhjete kilometra ,

UBT

Serbët lokal të Mitrovicës kanë përfaqësim në Parlament me vende të rezervuara deri në njëzetë vende pra dyfishi se sa që janë realisht popullata , kurse shqiptarët kanë përfaqësim vetëm një deputet ,

Serbët lokal të Mitrovicës kanë ministri e zëvendës Kryeministra kurse shqiptarët asnjë edhe një pastrues të vetëm në qeveri apo shofer ,

Nëse për Serbët lokal të Mitrovicës arritën këto 15 pika që do të mbikëqyren nga OSBE-ja , NATO-ja , OKB-ja duhet të mbikëqyrën edhe në Krahinën e banuar me shumicë shqiptare në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë , të drejta e jo të diskriminohen në të gjitha nivelet , kuptimet dhe sferat sikur deri më tani , këto të pika , amendament , nene , udhëzime , rregullore e garanci ndërkombëtare të vlejnë atë që kërkon Beogradi të detyrohet t’ua pranon e garanton pikë për presje edhe për shqiptarët në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë.

Prishtina që nga ky moment nuk duhet të hezitoj vetëm dhe vetëm dhe çdo herë dhe gjithmonë të kërkoj as më pak por vetëm më shumë të drejta edhe për shumicën shqiptare në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë . Gjatë implementimit nëse faktori politik dhe ushtarak kërkon dhe kjo është e pritshme që do të kërkon implementim në praktik Prishtina të kërkon me ngulm që pikë për presje të jen edhe për shqiptarët në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë.

Kërkojmë dhe presim që të fillojnë një qasje e re që Republika e Kosovës të ndërron ndaj Krahinës së banuar me shumicë shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.