KKVITI

Recension rreth librit “Plagë e portës së lashtë” të autorit Enver Sahiti

/ 8 minuta lexim
Fundamenti

Nga Jahe Fida – Befasi ishte për mua ftesa për të bërë redaktimin e librit “Plage e portës së lashtë” dhe reçënzionin e këtij vëllimi poetik të autorit ( njëherësh mikut tim ) dardan Enver Sahiti.

E si mundet ta refuzoja…! Kurrsesi. Ishte nder dhe vlerësim për mua. Por njëherësh dhe përgjegjësi e madhe, pasi që duhet të shkruaja për një penë të
spikatur në fushën e letrave shqipe, për një penë që sado që të thuash përsëri mbetesh borxhli.

Por dhe të themi disa fjalë rreth librit.
Vëllimi poetik “ Plagë e portës së lashtë “ është i treti në rradh i autorit. Që në nisje të tij Z. Enver Sahiti nënvizon një fakt të rëndësishëm. Shtysë për këtë
përmbledhje të tretë poetike është bërë mikpritja dhe vlerësimi i dy vëllimeve të para, po ashtu dhe materialet e shumta qe kishte të krijuara dhe muza e
ngacmuar për krijime të reja. Ai nuk mundet t’i linte ato të hallakatura.

Përkundrazi . I mbështolli bukur e i bëri një buqet të bukur poetike, shumë
ngjurëshe.

Përmbledhja është konceptuar të ketë gjashtë kapituj, që janë:

  • Kapitulli 1. Lulet e teracës sime
  • Kapitulli 2 Eshkë e ndezur prush
  • Kapitulli 3 Dromca dashurie
  • Kapitulli 4 E ardhmja shpresë
  • Kapitulli 5 Ç’faj kam unë
  • Kapitulli 6 Të pa harruarat

Vet tituli i librit dhe ato të kapitujve të veçantë të bëjnë kurioz dhe të mbajnë në pritje për vargun e rradhës. E pikërisht këtu qëndron një nga vlerat e autorit dhe
të vetë librit.

Vëllimi poetikë ka një larmi tematikash të shtrira si në kohë me diapazonë të gjerë -, ashtu dhe në koloritin e zhanërve të sajë. Aty gjejmë tematika për natyrën,
për vendlindjen, për patriotizmin, për masakrat e përjetuara, për lirikën e dashurinë, për raportet sociale midis individëve, midisë individëvë e shoqërisë;
aty gjindet e sotmja dhe e djeshmja, por nuk mungonë as e ardhmja.

Në vargjet e poetit gjindet trishtimi, por dhe lumturia dhe shpresa. Autori paraqitet si individ dhe fletë shpesh në vetën e parë, por dhe kur fletë si i tillë, karakteri individual
humbet, pasi që aty e gjejnë vehten disa qindra e mijëra lexues. Pra dhe pa e kuptuar vargun e ngre në nivelin shoqëror e me gjërë. E bënë të përgjithësuar.
Enver Sahiti – “Plagë e portës së lashtë “ –

Poezi
Z. Enver Sahiti paraqitet fëmijë në vargjet e tijë, por dhe prind; është dhe gjyshë,
madje një gjysh poet që në librin e tijë u kushton jo pak vend e vëmëndje mjaltëve
të mjaltëve, nipërve e mbesave.
Ja si shprehet ai ne poezinë :
“ Flladi i këtij mëngjesi “
Sikur flladi i këtij mëngjesi
Që m’freskon me atë puhi
Kështu ndjenë kjo zemra ime
Kur kam pranë nipërit e mi.
Ku ka më bukur se kaq për të shprehur lumturinë e gjyshit …

Poeti Enver Sahiti është adhurues i natyrës në tërësi. Vargëzimet për lulet në natyrë e veçanërisht ato në taracën e shtëpisë së tij,, për ngjyrat e tyre, për
aromën e tyre, për freskinë e tyre, për qetësinë që i dhurojnë, janë jo të pakta, ama gjithëseicili me i bukur e më i skalitur, siç janë të tilla dhe vargjet për zogjt, cicërimat e melodite e tyre.

Ja si shprehet ai ne vargjet e poezisë:Trishtili ( Për 5 Prillin dita e zogjve )
……
Ishte zog Trishtili
Ashtu emrin ja thonë ,
Me ato ngjyra qielli
Në degë t’qershisë tonë.
Shumë një zog i bukur
Si gjelbrimi n’pranverë,
Me kënaqësi e shikojmë
Dhe duam ta kemi përherë.
Apo ne poezinë:Lulet e kopshtit tim ai do të shprehet:
….
Çil. Pra, lule, mos rri mbyllur
Hapi fletët nji nga nji
Erdhi dita për bukurinë tënde
Ta shijojmë me krëshëri.
Lulet e vyshkura këtu s’kan’ vend
Se nuk janë për kopshtin tim
Do t’ju ujis përditë dhe unë
Ngjyrat plot, ju si shpërblim.
….

Hidromorava

Dhe poezinë :Lulet e teracës sime

Sa herë më merr etja
Mendja në teracë më rri,
Për ato lulet e bukura
Që kanë qelë në saksi.
….
Eh, ç‘kënaqësi më falni mua
Kur ju shoh dhe flas me ju,
Me ju lule plot me ngjyra
Ndaj ju lule fort ju dua!.

Vendlindja për autorin është e paçmuar dhe e ngre në piedestal nëpërmjet vargut të
Tij

Autorit i dhembin plagët e luftës, humbjet e jetëvë për liri, por nga ana tjetër ai jo vetëm e ngre në vargëzim këtë heroizëm, por përulet gjithë respekt përpara trimave e pushkëvë të lirisë, përpara veprë së turë sublime. Janë të shumtë deshmorët për të cilët ai thurr vargje dhe i ngre në piedestalin e lavdisë dhe krenarisë kombëtare.
Shpirti i revoltës së tij kundër pushtuesit sërb shpaloset me forcën e zemrës dhe të shpirtit të një shqiptari të vërtet e patriot. Të shumta janë vargjet që trajtonë këtë temë, por që po i lë ti lexojë vet lexuesi e ti vlerësoj ata.

Po kështu vend të rëndësishëm në libër zëne temat lirike e dashurore të moshës së tijë të rinisë, por dhe vargjeve medituese të muzës poetike dashurore. Mosha nuk e
ka penguar që poeti Enver Sahiti të paraqitet i dashuruar deri në ashtë e t’i këndoj aq bukur dashurisë. Këto i gjejmë jo vetem tek poezitë e kapitullit Dromca
dashurie , por dhe të shtrira në pjesë të tjera të veprës.

Mërgimi është një tjetër temë që trajtohet bukur nga ana letrare, por dhe si një plag e shoqërisë sonë. Dhe për këtë vargjet janë të shumta.
Sa e vështirë qenka të shprehesh me pak rrjeshta për vepra me përmasa e tematika të tilla. Si mundet të parashtroj në kaq pak rrjeshta revolten e poetit për maskat dhe
shoqërinë me maska. Për miqtë dhe miket e vërteta e me zlera, ku dhe një kafe e thjeshte nën hijen e një mani nuk ka të vlerësuar e të përshkruar… Sa për iliustrin
fare pak varg nga poezia :Mikja e jonë

E dashur me shokë e miq
Dhe me besë e fam,
Është sa shtatë burra
Për fjalën e dhënë.
Linda shok i fjalës
Por edhe e besës ,
Dhe dinë ta ndajë shumë mirë
Të bardhën prej të zezës.

Le t’i anashkalojmë tematikat e veç sepse është e pamundur të preken e analizohen të gjitha e le të themi pak fjalë për vlerat letraro-poetike te vellimit poetik: Plagë e portës së lashtë.

Poeti Enver Sahiti na paraqitet mjeshtër i vargu, si në vargun e rregullt, ashtu dhe në atë të thyer, si në vargun striktë e me rimë ashtu dhe me vargun “ Kuturu “, pra me vargun modernë e të kohës, ndaj nuk është rastësi , që sidoemos në vargun e tretë të strofave i shmanget rimës, por kursesi muzikalitetit te poezisë.

Autori vargun e tijë e levronë me metrika të ndryshme, por kurdoherë me fjalë të zgjedhura e të vendosura mjeshtrisht në vargje, ndaj poezitë e tija nuk kanë ujë e
nuk të lodhin kur i merë për të lexuar, Përkundrazi.

Poezitë e mjeshtrit Enver Sahiti janë jetësore, janë të përjetuara nga ai vet në mënyrë të drejtëpërdrejt apo dhe si ngjarje e ndodhi që ia kanë prekur e trazuar
muzën.

Vargjet ë këtijë libri nuk janë të thata e pa shpirt. Përkundrazi. Ato janë tërheqës pasi që autori i ka mveshur mjeshtërisht me metafora e figura të tjera letrare, por gjithëmonë duke rruajtur masën e duhur, pa teprime e figura pa vlerë. Më së fundëmi më lejoni të themë se vlerat e veprës qëndrojnë dhe tek mesazhet që
ajo përcjellë. Kam bindjen që shumëkush që lexon këtë krijimtari poetike e gjene vehten e tijë brenda vargjeve , personazh të tyre e kjo s’do të thotë që vepra
humbet vlerat unikale të saj. Pikërisht për këto të fundit kjo vepër është vlerë shtuar e letrave shqipe dhe pikërisht edhe për këtë gjithëseicili është mirë ta ketë
pjesë të bibliotekës së tijë.
Jahe FIDA Tiranë, më 16.07.2021.