UBT

Rebelimi shpirtëror në shërbim të humanizmit dhe njerëzores

/ 8 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Arsim Halili – Kontravers në mendim, apo qasje në botën e tij përtej imagjinatës. Për çka dhe si e solli këtë libër. Kush në të vërtet është me katër hije autori, apo të tjerët që nuk i shmangen dot shkrimit të autorit Faruk Buzhala.

A sjell prurje në letërsinë e tij individuale dhe kolektive. Si e koncepton e gjithë këtë eseistikë të letrarizuar. Faruk Buzhala poet i mendimit fluid në vargje. Eh ky poet dhe eseist i ditëve tona, sjell këtë befasi të radhës edhe pse ka variacione shkrimesh, konglomerat mendimesh. Por si rrjedhojë sjell befasi të një filozofie krijuese, duke gërshetuar, artin e mendimit mes realitetit të konceptuar në disa prizma këtë rast katër prizme.

Energjia pozitive mes replikimit dhe analizës. Qasja jokeriane dëshmi i një shpirti human dhe lojaliteti në përditshmëri. Narracion e ndërtuar në koshiencën dhe subkoshiencën e autorit nga ato që i sheh dhe i gjykon në formë të letrarizuar. Nisja nga qeliza e shoqërisë familja dhe nga vetvetja duke i dhënë shkas perceptimin botës edhe përtej asaj që thuhet dhe shkruhet mes letrës dhe realitet. Janë arsyet që autori Faruk Buzhala në evolimin e tij letrar me të drejtë e titullon librin “ Njeriu me katër hije”

Komunikim replikues dhe interaktiviteti portretizues

Kur fillon leximin e librit “Njeriu me katër hije”, mbase do të pyes secili nga ne. Si i qaset autori Buzhala shkrimeve eseistike? Ai sikur komunikon me autorët i drejtohet me një grumbull fjalësh.

Tani këtu mund të themi se autori në cilin prizëm e vë vetën, ai nuk shfaq mendim radikulizues, por gjithnjë është i arsyeshëm në mendimin e tij. Se pozita e tij prej eseisti, nuk kërkon për t’i gjykuar gjërat, për ndonjë replikim të panevojshëm të drejtpërdrejtë, apo anësor me autorët e mëdhenj të letërsisë botërore. Thjesht ka një qasje më fleksibël, duke treguar se lexuesi duhet të jetë më i vëmendshëm, më i kulturuar në lexim dhe deshifrim të asaj që e koncepton në mendjen e tij si reale, racional si dhe të zgjeroj diskursin e tij në komunikim me të tjerët.

Nga ajo që parafrazohet, qoftë edhe duke i dhënë mendimet pro dhe kontra asaj që mund të shkruhet në libër. Nga kjo mund të shohim se kur poeti shkruan qoftë për librat e lexuar të shkrimtarëve si: Umberto Eco, Ismail Kadare, Markezi, Alberto Moravias, Harry Mulisch, Herman Hese, Çarls Bukovski, Rabitrant Tagora, Agim Gjakova, Ramiz Kelemndi , Stevan Cvajg etj. Shohim se autori, nuk jep vetëm e vetëm mendimin e tij personal, por nuk paraqitet me kokëfortësi dhe decidivitet për akëcilin mendim, ai kërkon edhe gjykime përjashtuese nga të tjerët, qoftë duke e lexuar librin në fjalë të autorit Buzhala, qoftë edhe duke lexuar librin e të tillë shkrimtarëve që trajtohen nga autori dhe këtë rast ai gjithë një kërkon bashkërendim mendimesh.
Në këtë kontekst të kulturës së leximit dhe të interpretimit, e sforcon dhe socializon mendimin nga një gjerësi ideo-estetike, duke u futur thellë në tunele letrare, jo për të errësuar mendimin, por për të parë daljen nga ajo errësirë në dritën e natyrshme. E që funksionalizon identitetin e tij të një lexuesi ndryshe.

Ai ndonjëherë i ngjason një aktori të vetmuar. I ngjitur në skenë, ku shfaq një monolog jo të kurdisur në planimetri regjisoriale, por se thotë me tamam atë që duhet të thënë edhe atëherë kur mungojnë duartrokitjet e spektatorëve, për t’ia bërë rrafsh gjithçka, qoftë nga injoranca, apo edhe nga moskuptimi i asaj që shfaq ai me diskursin e tij. Ai nuk zmbrapset nga ajo që thotë për letërsinë, letrat e shkruar, apo edhe për autorin e thotë me plotë bindje edhe kur ik nga skena interpretuese.

Mobi Casa

Është autor eksplorues me gjasë jo për të përkëdhelur atë që sheh, që mund jetë një formë masivizuese një makiazh demode, por që deshëm ne ose jo, në praktikën jetësore është dhe ndonjëherë edhe një atribuim deklerativ, sugjetinues, ndaj autori shihet se i lufton këto dukuri me mjetet e forta të letrarizuara.

Se personazhi i letrarizuar te autori Buzhala vije herë si: humanist, guximtar, shpëtues, depërtues dhe anasjelltas kundrejt tyre që i theksuam më lartë, ai këto personazhe i vë në grafikun psiko-analitik, pse jo edhe socio- analitik dhe në këto rrafshe personazhi i emëruar Jokerian, duket në këtë grafikon, influencues, inicuese, selektiv, them se autori e shëtit nëpër grafikon jetësor njeriun karshi shoqërisë si individ, përjashton nga grafikon njeriun që do dhe nuk mundet të jetë si akëcili grup, qoftë për shkak të spontanitetit, nihilizmit apo edhe diç tjetër, që këtë rast influenca e tij nuk baraspeshohet me ata.

Kur lexon librin e Faruk Buzhalës të krijon ndjesinë e një shpirti rebelues, në urtësinë e tij krijues shpërthen, tek sa futesh thellë në tregimet e tij të shkurtra, por që kanë një gjerësi strukturore dhe me larushi insinuatash pragmatike. Gati- gati pa ik realitetit jetësor, nuancohen bukur në peizazhin e shumëfishuar letrar. Ai edhe ndihet emocionuar, tek sheh një fëmijë me karrocë, ose një cigare shitës të vogël fare. Duke parë këtë gjendje të tyre, atë vragë, atë kompleksitet jetësor të tyre, atë idilikë dhembje e shfaq me një trazim emocional, ekspresiv dhe domosdo edhe insistues për një qasje tjetër jo emotive, por pragmatike.

Pasqyrimet e tij në ciklin e fundit me personazhe të caktuar të një rrethi vicioz, nuk janë krejt tamam ashtu si mund t’i përjetoj një lexues i rëndomtë, si kënaqësi shpirtërore. Fundja edhe vet autori është i vetëdijshëm për tilla sekuenca dhe përjetimet që mund të jenë fiksim mes dy rrafsheve asimetrike.

Por se autori përmes rrëfimit të tij në një vend të caktuar, në një rreth të caktuar portretizon jo fytyrën e tij, për kënaqësi shpirtërore, por se ai niset nga vetja duke identifikuar dhe racionalizuar portretin e tij se si do të mund të dukej me mijëra fytyra tjera. Duke sjell këtë paralele jetësore, ku e ku hasim në simetri dhe ku e ku edhe në asimetri qoftë ideologjike, sociale dhe psikologjike dhe duket se këtë interpretim, ai nuk e interpreton si ëndërr edhe pse do të dukej e tillë, pa çka edhe ai hyn kalimthi në veçoritë e të tjerëve. Ndonjë herë edhe duke heq dorë nga vetvetja. Por se perceptimi i tij krijues, shfaq nduartësi të principeve jetësore, jo duke e akumuluar atë brenda tij, por duke shpërfaqur një jetë plotësisht të zhveshur nga egocentrizmi tij. Thjesht tregon vlerën e tij individuale dhe kulturore si një njeri dhe si krijues.

Në vend të përfundimit

Kur e lexon nga fillim deri në fund librin e titulluar “ Njeriu me katër hije “ në kuptim figurativ, do të thoja se autori Buzhala, njeriun e sheh vertikal në katër anë të hapësirës, ai e sheh njeriun edhe nga lartësia, si shumë të vogël e nga thellësia si shumë gjigant, nga ana e përparme të fuqishëm dhe ndikues e nga prapa në ikje dhe dorëzues para aktit të kryer.

Por se Faruku, duke u futur thellë edhe në psikologjinë e njeriut, me ose pa dashje shpërfaq fytyrën e njeriu të vërtet. Po në katër rrafshe që janë zgjatim i atyre hijeve, përtej normales së vet përmasave të njeriut. Qoftë duke shpërfaqur egon dhe egon e tij si simbolikë apo edhe virtyt, gjë për të cilën portretizon personazhet : Krenar dhe të indinjuar, optimist dhe pesimist, moralist dhe amoralist, humanist dhe narcist. E që fytyra e portretit të njeriut të vërtet do të ishte mirë të jenë këto atribute si : krenar, optimist, moralist dhe humanist, por që për fat të keq, ndonjëherë, përcillet edhe hija e tyre në këtë zgjatim, autori nuk pajtohet asnjëherë me atë, që me çfarëdo mjeti, synojnë arritjen te vetëkënaqësia, duke harruar tjetrin, duke e dëmtuar atë. Duke ecur vet në vertikale të jetës, kurse tjetri i përulur nga jeta e lodhur. Kjo thirrje e autorit, gjithsesi është rebeluese, por e drejtë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.