Mobi Casa

Realizohet ëndrra, rruga e Kumanovës i afrohet Stanqiqit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shteti maqedonas tashmë është afruar shumë afër kufirit me Kosovën në Stanqiq. Rruga e Kumanovës tashmë po bëhet realitet dhe i mbetet dy vendeve që ta funksionalizojnë këtë rrugë të shumëpritur.

Eskavatorët maqedonas janë afruar shumë afër kufirit me Stanqiqin. Janë vetëm 20 metra që duhet të thyhet një pjesë gurore për të bashkuar kufijtë shqiptaro – shqiptar.

Ky vendkalim kufitar do të shërbejë edhe për mallra të rënda, pos që do të afrojë familjet shqiptare do të zhvillojë edhe ekonominë.

FIDANISHTJA

Rruga Gjilan – Kumanovë është cilësuar si nxitje e zhvillimit ekonomik dhe e integrimeve të regjionit. Kjo zonë ka shumë mundësi që të zhvillohet dhe ndërtohet falë këtij frekuentimi ndërkombëtarë që pritet të ndodhë pas hapjes së pikës kufitare në Stanqiq. “Barrierat ndërkufitare jam i sigurt se më nuk duhet të jenë pengesë për tu zhvilluar dy shtetet andej e këndej kufirit. Bashkëpunimi ndërkufitarë sjellë punësime të reja, sjellë zhvillim ekonomik dhe pse jo prodhon edhe stabilitet siguri tek ne” pati deklaruar ish kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa.

Kjo rrugë gjithashtu shpresohet se shumë familje që janë zhvendosur nga këto zona, do të munden të kthehen dhe të mbijetojnë nga përfitimet që sjellë rajoni kufitar.

Edhe pjesa shqiptare në Maqedoni ka vlerësuar se ky vendkalim do jetë i dedikuar për komunikacion rrugor ndërkombëtarë, derisa rajoni i Karadakut shpreson shumë që me hapjen e kësaj pike të rritet turizmi dhe të kthehet gjallëria ekonomike për atë rajon /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.