Realizohet edhe një projekt tjetër në qytetin e Kamenicës
Kamenicë – Është përmbyllur asfaltimi i oborrit të QKMF-së dhe rruga që shkon tek Konvikti i nxënësve në qytet. Kryetari i Komunës Begzad Sinani me bashkëpunëtorë ka vizituar përmbylljen e këtij projekti.
Sinani tha se po realizojmë projekte në krijimin e infrastrukturës rrugore, asfaltimi i oborrit të QKMF-së dhe rruga e Konviktit të nxënësve ka qenë në prioritetet e Qeverisë Komunale dhe po e përfundojmë duke përmbyllur edhe një premtim tjetër të radhës do të vazhdojmë me projekte të tjera tha Sinani.
Drejtori i QKMF-së Rabit Dërmaku, punëtorët shëndetësor dhe drejtori i Konviktit Nijazi Kastrati me stafin e tij e qytetarë që ishin duke kryer shërbimet shëndetësore falënderuan kryetarin për përfundimin e këtij projekti që ka qenë i domosdoshëm./rajonipress/


