GRANDEMALL

Reali “mbret” i Evropës për të 15-tën herë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Real Madridi është fitues i Ligës së Kampionëve, për herë të 15-të.Madrielienët mposhtën Dortmundin 2:0, në finalen që u zhvillua sonte në “Wembley” të Londrës.

Në pjesën e parë, Dortmundi shfaqi më shumë por nuk shënoi gol.Në pjesën e dytë, madrilenët shfaqën fytyrë tjetër dhe arritën t’i shënonin dy gola.

Dani Carvajal në minutën e 74-t e shënoi golin e parë me kokë pas harkimit të Toni Kroosit, ndërsa Vinicius Junior me asistim të Jude Bellinghamit, e vendosi rezultatin final të takimit.

Nicklas Fullkrug shënoi për Dortmundin në minutën e 85-të, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Fullkrug e qëlloi edhe shtyllën në pjesën e parë.

Eco Higjiena

Për Real Madridin kompletohet një tjetër edicion i suksesshëm, pas triumfit në La Liga për herën e 36-të.

Dortmundi i kaloi pritshmëritë në këtë edicion të Championsit dhe u paraqit në finale, por i mungoi freskia në momentet vendimtare.

Për Toni Kroosin ishte ndeshja e fundit në nivel klubesh pasi ka paralajmëruar pensionimin nga futbolli aktiv, pas “Euro 2024”.

Ai ka gjashtë trofe të fituar në Ligën e Kampionëve.Edhe te Dortmundi ndeshjen e fundit e zhvilloi Marco Reus, pas më shumë se një dekade. Reus humbi edhe në finale të Championsit në vitin 2013 me Dortmundin, nga Bayern Munichu.

Ndërkohë, Carlo Ancelotti vazhdon të shkruajë histori në Ligën e Kampionëve. Tekniku italian ka pesë trofe të Championsit në total. Tri prej tyre i ka fituar me Real Madridin, ndërsa dy herë ka triumfuar me Milanin. Bob Paisley, Zinedine Zidane dhe Pep Guardiola mbeten me tri trofe të fituar në Champions.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.