Reagon zyra e kryeministrit: Lajmi për largimin e Mogherinit nga takimi, fabrikim i medieve serbe

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mediat serbe kanë raportuar sot se shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogherini, është larguar nga takimi i Këshillit të MSA-së, për shkak të një kërkese të bërë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas medieve serbe, Haradinaj ka kërkuar që të rritet pjesëmarrja e SHBA në procesin e dialogut të Beogradit dhe Prishtinës.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar këshilltarja politike e kryeministrit Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla.

Uji Dea

Ajo ka thënë se ky lajm është fabrikim i medieve serbe.

“Jo nuk është e vërtetë, Mogherini nuk e ka lëshuar takimin. Është fabrikim i medieve serbe”, ka thënë Haradinaj-Stublla për Telegrafin. /Telegrafi/