UBT

Reagon Vetëvendosje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sot në takimin me publikun të kryetarit të komunës së Gjilanit, aktivisti i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, është larguar dhunshëm nga skena e teatrit të qytetit, pasi bëri një performancë politike-artistike duke dhënë kronikë lajmi gjersa ishte duke folur kryetari Mustafa.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje dënon ashpër sulmin e rojeve të kryetarit ndaj aktivistit Aliu, ku në njërën anë të buzëve është lënduar mjaft shumë nga goditja fizike. Ky reagim i komunës dëmton rëndë demokracinë shprehëse qytetare, duke dashur që të prezantojë të arriturat e komunës, duke dashur që të kanalizohet opinioni publik në drejtim të dëshiruar të pushtetit komunal dhe për të mos shprehur keqqeverisjen.

Uji Dea

Aktivisti Aliu lexoi pranë kryetarit lajmin se: “Kryetari i komunës është dënuar nga gjykata me 700 euro gjobë dhe po ndiqet nga Njësiti për Krime të Rënda Ekonomike” dhe menjëherë më pas duke vrapuar rojet e sigurimit, e kanë bartur zvarrë nga salla e teatrit dhe pas daljes jashtë e kanë goditur përsëri.

Ky akt flet për instalimin e një pushteti diktatorial nga kryetari Mustafa dhe nga servilët e tij, që po përpiqen çdo gjë ta kontrollojnë dhe të jenë shumë brutal ndaj pakënaqësive të qytetarëve, si në shembullin e indiferencës së plotë ndaj zhegranëve. Thuhet në reagimin e nënshkruar nga Kaltrina Zeka./rajonipress/