ARKATANA

Reagon Valentina: Si do të justifikohet Haradinaj para qytetarëve?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Po kërkohet shkarkimi i ministrit Rikallo. E drejtë nëse vërtetohet, por ku po mbetet justifikimi i kryeministrit para qytetarëve. Ku po mbetet besimi ndaj institucionit të lartë shtetëror si AKI kur e mbrojtën brenda 24 orëve ministrin e kryeministrit ka shkruar Valentina Bunjaku Rexhepi deputetja gjilanase nga radhët e LDK-së.

Postimi i saj i plotë

Reagim qytetar!!
U dashtë 2-3 ore m’i prit Listën Serbe nga Beogradi për me erdh ne kuvend mi ja bë numrat Ramush Haradinajt për kryeministër.

Dhe posa u bënë publike ministrat e qeverisë Haradinaj, edhe ashtu pa ndonjë program të prezantuar para qytetarëve, tash edhe po i njohim ma shumë!!Qytetarët e njohën ministrin e tij Rikalo posa u bë ai fytyrë e njohur dhe atë, ata nuk e harruan kur ishte fytyrë e frikshme.

Ata (qytetarët) nuk bënë lojë me numra, por po tregojnë një histori që dikur ka ndodhur në pragun e tyre, në banesat e tyre në Dardaninë e Prishtinës. E ministrin Rikalo nuk është vështirë me mbajt në mend (nga viktimat) nëse ai vërtetë ka marr pjesë në ato ditë trishtimi për vendin tonë.

Fundamenti

Po kërkohet shkarkimi i tij. E drejtë nëse vërtetohet, por ku po mbetet justifikimi
i kryeministrit para qytetarëve.
Ku po mbetet besimi ndaj institucionit të lartë shtetëror si AKI kur e mbrojtën brenda 24 orëve ministrin e kryeministrit.

Apo ndoshta Ramush Haradinaj nuk mundet tash me shkarku (nuk e dijme tekefundit çfarë marrëveshje bene) sepse mori përkrahjen e Beogradit për tu bërë patjetër kryeministër dhe sigurisht se tash nuk mundet me marr bekimin e tyre për shkarkimin e tij.

Shumë guxim pati shfaqur kundër Jabllanoviqit (si edhe VV) por si duket i humbi ndaj Rikalo-s.

Shpresojmë të ketë ndërgjegjen e pastër…..dhe të veprojë drejtë ka shkruar Bunjaku- Rexhepi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.