RCCOLA

Reagon Sokol Haliti: Dënoj fuqishëm akuzat dhe etiketimet e pjesëtarëve të stafit tim

/ 3 minuta lexim

Viti – Unë si kryetar komune, këtë akuzë e kam kuptuar nga mediumet dhe dënoj fuqishëm këto akuza dhe etiketime të pjesëtarëve të stafit tim, dhe ftoj organet e drejtësisë që të merren sa më parë me këtë rast, dhe ta bëjnë ndriçimin e rastit dhe zbulimin e akterëve. Prandaj, ftoj qytetarët e komunës së Vitisë që edhe këto ditë pak të fushatës, t`i kalojnë në mënyrën sa më të qetë dhe t`i japin kuptim demokracisë, ashtu siç Vitia ka ditur gjithherë, dhe mos të bien pre e dezinformatave, të cilave herët a vonë do t’iu dihet burimi i tyre thuhet në reagimin e Sokol Halitit.

Reagimi i plotë i Sokol Halitit

Uji Dea

Për hir të korrektësisë dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Vitisë dhe opinionit të gjerë, lidhur me akuzat e pabaza drejtuar kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dëshirojmë të ju njoftojmë se këto pretendime se kinse kryetari Haliti qenka i përfshirë në të ashtuquajturën “inskenim i rastit”, të anëtarit të kryesisë së LVV-së Bislim Bislimaj, nuk qëndrojnë dhe se këto akuza janë të pa baza. Duke e ditur se vet rasti është denoncuar nga prindi i vajzës për të cilën akuzohet Bislimaj, dhe duke u bazuar në konferencën për media që ai ka mbajtur, na len të kuptojmë se këto dy familje kanë probleme pronësore mes vete, dhe e gjithë kjo rrëmujë është bërë me qëllim të caktuar pikërisht në kohë fushate, dhe e përdorin që t`i japin tjetër kahje e të njollosin udhëheqësin komunale dhe stafin e komunës pa të drejtë, dhe pa asnjë argument, por vetëm për qëllime politike.

Unë si kryetar komune, këtë akuzë e kam kuptuar nga mediumet dhe dënoj fuqishëm këto akuza dhe etiketime të pjesëtarëve të stafit tim, dhe ftoj organet e drejtësisë që të merren sa më parë me këtë rast, dhe ta bëjnë ndriçimin e rastit dhe zbulimin e akterëve. Prandaj, ftoj qytetarët e komunës së Vitisë që edhe këto ditë pak të fushatës, t`i kalojnë në mënyrën sa më të qetë dhe t`i japin kuptim demokracisë, ashtu siç Vitia ka ditur gjithherë, dhe mos të bien pre e dezinformatave, të cilave herët a vonë do t’iu dihet burimi i tyre.
Me respekt
Kryetari i komunës
Sokol Haliti