Eko Higjiena

Reagon Senad Ramaj: Intrigat rreth Eco – Higjiena

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Eco – Higjiena është partneriteti i vetëm në Gjilan me një investitor internacional në këto 4 vitet e fundit dhe përkundër shumë pengesave, ka realizuar suksese të mëdha. Nëse investitorët nuk trajtohen fer atëherë, do të mbetet ky i vetmi, është i bindur Senad Ramaj.

Reagimi i plotë i Senad Ramaj

Për herë të tret komisioni i akcionerëve jep raporte jo të plota, të njëanshme dhe qëllimisht të shtrembëruara nëpër komitete dhe Kuvendin Komunal në lidhje me zhvillimin e kompanisë Eco-Higjiena. Është e saktë, se akoma nuk janë përmbushur të gjitha zotimet mirëpo, kjo vlenë për të dy palët. Edhe komunat deri më tani nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre në plotni. Të gjithë dokumentacionin në lidhje me këto i posedon zotëri Xhelal Jetishi. Edhe inicimin për vlerësim të përmbushjes së marrëveshjes së PPP nga ana e drejtorisë për zhvillim Ekonomik tek GIZ-i u bë.

GIZ-i angazhoj vlerësues të pavarur, e të cilin raport e posedon z. Xhelal Jetishi, ku vërtetohet se, të dy palët nuk i kanë përmbushur deri më tani obligimet e tyre të parapara.

Në lidhje me këtë çështje dhe mundësinë për të gjetur zgjidhje, janë duke u zhvilluar bisedime që nga viti 2013. Deri më tani nuk ka akoma ndonjë pajtueshmëri.
Plotësisht janë fshehur dhe heshtur në raportet e deritanishme sukseset e këtij Partneriteti. Transferimi në lokacion të ri, përmirësimi i shërbimeve, modernizimi në sektor të ndryshëm si dhe suksesi ekonomik.

Eco Higjiena

Pikërisht ky sukses ekonomik është shkaku kryesor për raportime negative dhe diskreditim i vazhdueshëm i partnerit privat, mendon Senad Ramaj si përfaqësues i partnerit privat.

Ai është personalisht viktimë e kësaj fushate negative.
Ka në Gjilan disa njerëz të cilët mendojnë se mund të marrin aksionet e partnerit privat në kompani pa ndonjë kompensim dhe të shfrytëzojnë sukseset ekonomike për vete. Metodat e tilla të kujtojnë kohën e Millosheviqit dhe janë kundër të gjitha vlerave morale dhe ligjeve tona të Republikës së Kosovës mendon Rama.

Nga ana e partnerit privat janë përgatitur investimet të tjera për separim të mbeturinave mbi 400.000 € dhe mbi 1 milion € për tregjet e gjelbërta në Gjilan dhe Viti. Për këto investime nevojitet pajtim i komunës dhe një marrëveshje e rregulluar qartë. Edhe për këtë është duke u negociuar bukur një kohë të gjatë.

Eco-Higjiena është partneriteti i vetëm në Gjilan me një investitor internacional në këto 4 vitet e fundit dhe përkundër shumë pengesave, ka realizuar suksese të mëdha. Nëse investitorët nuk trajtohen fer atëherë, do të mbetet ky i vetmi, është i bindur Senad Ramaj.

Për të shtrohet pyetja, pse përfaqësuesve të kompanisë dhe partnerit privat përherë u mohohet për të raportuar në Kuvendin Komunal në lidhje me sukseset e realizuara deri më tani dhe zhvillimin e kompanisë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.