Fundamenti

Reagon SBASHK-u: MASHTI shkëputi njëanshëm kontratën kolektive, kjo është e paligjshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ia ka shkëputur kontratën kolektive Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBASHK).

Në medie gjatë ditës së sotme u publikua një dokument në të cilin thuhet se Ministria e Arsimit ia ka shkëputur kontratën kolektive SBASHK-ut.

Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHK-ut, ka thënë për “Zeri.info” se kjo gjë është e paligjshme, pasi është shkëputje e njëanshme.

Uji Dea

“Ne nuk kemi marrë një dokument të tillë akoma, por megjithatë nëse ministria e ka shkëputur njëanshëm kontratën kolektive, atëherë kjo është e paligjshme, ngase në kontratën kolektive jepet procedura për shkëputje të kontratës kolektive dhe kjo nuk i kontribuon dialogut social mes SBASHK-ut dhe Ministrisë një shkëputje e njëanshme e tillë e kontratës kolektive”, ka thënë Shala për “Zeri.info”, duke shtuar se nuk kanë qenë të njoftuar aspak për këtë vendim të MASHTI-t.

E pyetur nëse kjo është si lloj hakmarrjeje ndaj SBASHK-ut për shkak të grevave, Shala ka thënë se këtë e di MASHTI, por ajo insiston se ky veprim i Ministrisë është i paligjshëm.

“Atë nuk e kisha thënë, sepse mund ta thotë Ministria një gjë të tillë nëse e ka bërë një gjë të tillë. Por megjithatë edhe ne po e shohim se po qarkullon nëpër media se është bërë shkëputje e kontratës kolektive që është nënshkruar mes SBASHK-ut dhe MASHTI-t, njëanshëm vetëm nga ana vetëm e Ministrisë, MASHTI-t, që e thashë që është e paligjshme, sepse aty shpjegohet se si është procedura për shkëputjen e kontratës kolektive”, deklaroi Shala. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.