Reagon Sahit Abazi: Vadat dhe lloçi janë të Lutës

Gjilan – Sahit Abazi këshilltar komunal nga radhët e PDK-së që vije nga lagjja e tetë të cilën sot e vizitojë Lutfi Haziri është revoltuar pas deklaratës së tij se do të hiqen vadat dhe lloçi. Abazi e ka përkujtuar Hazirin se ishte pikërisht ai që iku në Prishtinë dhe e la Gjilanin në lloç. Pas rikthimit të tij në Gjilan vazhdon të ketë lloç e vada, por 70% më pak, kurse 30% që kanë mbetur janë të tijat dhe të pushtetit të tij të parë.
Sahit Abazi këshilltar komunal nga radhët e PDK-së (shef i grupit te PDK), ka reaguar ndaj deklaratës së Lutfi Hazirit gjatë vizitës që i bëri lagjes së tetë ku premtoj realizim të projekteve dhe largim të vadave e lloçit.
Abazi për rajonipress tha se realisht vada dhe lloçi janë të vet Lutfi Hazirit. “Tendenca të duket popullore, me shprehje popullore, por s`duhet harruar se ato janë vada e lloç të lëna në mandatin e tij të parë po nga ky kryetar, e që iku në Prishtinë, duke e lënë Gjilanin në lloç. Pas rikthimit të tij në Gjilan vazhdon të ketë lloç e vada, por 70% më pak, 30% që kanë mbetur janë të tijat dhe të pushtetit të tij të parë” ka rikujtuar Abazi.
Abazi tha se lagja e tetë që Haziri e vizitojë sot ka nevojë urgjente për shtrim të rrugicave që atëherë i la kryetari. “Po ja rikujtojë që në mandatin e tij të parë dhe partisë së tij plotë 8 vite në këtë lagje ndanë vetëm zero euro investime, ndërkohë ne ndërtuam një shkollë milionëshe, një rrugë plotësisht evropiane, disa nga rrugicat kryesore, ujësjellësin e investime tjera. Çuditërisht Haziri në fushatë kësaj lagjeje ia premtojë ujësjellësin edhe një here..ndoshta për ujë mineral” ka ironizuar Abazi.
Abazi i rekomandon kryetarit të komunës që të ndalë fushatën elektorale, sepse ajo tashmë ka përfunduar që nëntë muaj.”Ai është kryetar komune, projektet i ka në tavolinë edhe mjetet i ka, duhet vetëm t`i zbatojë ato, në këtë mënyrë largon lloçin dhe vadat që i la vet kur iku në Prishtinë për të realizuar decentralizimin e famshëm” shtoj Abazi./rajonipress/