ARKATANA

Reagon Rexhep Kadriu: Albin, mbaje në mendje e zemër, por baca Limon nuk i takoi VV-së, ishte i të gjithëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Limon Isufi, dje ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare, ndërsa sot i dhamë lamtumirën e fundit. Përgjatë tërë jetës së tij, gjithçka ka përjetua, ashtu siç e thamë sot në mbledhjen komemorative, nuk ka qenë e lehtë për bacën Limon të ishte prind i dy fëmijëve në ilegale, Ahmet e Saime Isufi, familje kjo në shënjestër të regjimit serb. Baca Limon ishte pa parti, siç e thash sot po ashtu në fjalim se ishte i veçantë për faktin se nuk e veçoi askënd. Ishte i të gjithëve. Fati i tij dhe i familjes së tij ishte i njëjtë me shumë shqiptarë që u ndjekën, burgosën e persekutuan në vazhdimësi, prandaj baca Limon asnjëherë nuk u rreshtua politikisht ka shkruar Rexhep Kadriu.

E ruajti ndjenjën e bashkimit, mirësjelljes, dashnisë për vendin. Në të gjitha etapat e jetës, në rrethana okupimi e lufte, dhe në rrethana paqeje, baca Limon ishte në ballë të demonstratave, protestave dhe organizimeve që kishin qëllim çlirimin dhe të mirën publike. Pra, Albin Kurti gabon nëse mendon se baca Limon i takoi Vetëvendosjes, sepse ai nuk i takojë askujt, por të gjithëve. Para se ta shkruante statusin në rrjete sociale ku tenton ta përvetësojë plakun e urtë nga Anamorava, ka qenë dashtë të konsultohej me njeriun e partisë së tij, Ismajl Kurteshi, i cili shkruan, po e citoj; “Baca Limon nuk i takonte asnjë organizimi të veçantë politik e humanitar, por ishte me cilindo që angazhohej për të mirën e vendit”.

Hidromorava

Njerëz si bacë Limoni, nuk rreshtohen kah njëra anë sepse e kaluara e tyre ishte për të përgjithshmen.

Ata madhështinë e kanë bë duke u rreshtuar kah interesat e mëdha, larg grupimeve politike, prandaj edhe vdesin me faqe të bardhë, saktësisht si Limon Isufi ka shkuar Rexhep Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.