Eko Higjiena

Reagon Qemajl Mustafa: Pushtetet kaq joserioze duhet të trajtohen seriozisht dhe me vendosmëri nga shteti

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Këta njerëz kaq joseriozë, që pameritueshëm po e qeverisin komunën qe 6 vjet, duhet t`i trajtojë tepër seriozisht një hetuesi shtetërore e vërtetë. Këta janë njerëzit që as nuk duan të lexojnë e as nuk dijnë të lexojnë çfarëdo marrëveshje. Aq më pak marrëveshjen e partneritetit për “Ecohigjienën”. Në fakt, shumicës absolute të atyre që sot e qeverisin komunën, u dhemb koka kur i shohin librat e letrat. Sepse kurrë nuk kanë bërë shkollim formal e të rregullt. Marrëveshja PPP për “Ecohigjienën” është themeluar dhe nënshkruar plotësisht në bazë ligjore dhe duke respektuar të gjitha procedurat e definuara me ligjet në fuqi ka shkruar Qemajl Mustafa.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

Prokuroria në Gjilan u tërhoq me turp nga një tentativë e pistë e saj për ta shpallur këtë marrëveshje si joligjore dhe për t`i shërbyer Lutfi Hazirit e klanit të tij kriminal në pushtet. Në të njëjtën kohë e donin (siç po e dojnë ende) diskreditimin final të Qemajl Mustafës dhe strukturës së tij e cila deri sot është e vetmja që i solli respekt e zhvillim komunës së Gjilanit. Nuk ia dolën dhe nuk do t’ia dalin kurrë sepse puna e jonë kristalisht e pastër dhe shtetndërtuese është kalaja që nuk rrënohet as lehtë as shpejtë.

Në fakt, ky çark kriminal i Lutfi Hazirit që për doktrinë e ka shkatërrimin për vdekje të qyteteve tona që nga Prishtina e gjithandej, zhvatjen e pasurimin e shpejtë me rroga shteti, bërjen e 510 “familjarëve” me viza falso për BE, falsifikimin e privatizimeve, falsifikimin e mirënjohjeve, rrenën e mashtrimin e publikut, punësimin ekskluzivisht të familjarëve të prokurorëve, gjykatësve, të policëve hetues, të kryepolicëve e të menaxherëve të ATK, tentoi me shumë akuza e aktakuza që ta diskreditojë partneritetin me austriakët në “Ecohigjiena”.

Nuk ia dolën deri më sot dhe nuk do t’ia dalin dot.
Në marrëveshjen që e bëmë me aq kujdes dhe me studim të hollësishëm të rrethanave është parapa qartë secila rrethanë e mundshme gjatë realizimit të saj. Për ata që kanë pak shkollë e pak dije menaxheriale është fare e qartë që në këtë PPP nuk mund të dërgojë masa të dhunshme në kompani asnjëra palë në partneritet.

Uji Dea

Partneriteti është themeluar me studim e me analizë të duhur andaj nëse ka argumente se duhet të shqyrtohet rregullësia e tij (e pse jo, edhe të ndërpritet), kjo bëhet vetëm me ekspertizë të saktë e të thellë e cila pastaj ia çelë rrugën pjesës publike që të merret vesh me partnerin privat që “paqësisht” ta bëjnë divorcin. Nëse ana private nuk pajtohet me një akt të tillë dhe nëse vërtetë ekspertiza ka sjellë të gjetura dhe fakte materiale për fajësinë dhe tejkalimet që i ka bërë privati, tek atëherë mund të nisë procesi i shkurorëzimit nga ky PPP por, vetëm dhe vetëm pasiqë kuvendi të jetë bindur (me koncensus maksimal, ashtu sikur që edhe është votuar për të kur është themelue) se vërtetë ana publike nuk ka rrugëdalje tjetër. Në të kundërtën, PDK si opozitë plotësisht e angazhuar dhe unë si ish kryetar i komunës ju paralajmëroj se pasojat nga ndonjë gjykim arbitrazhi i mundshëm mund të jenë të rënda për komunën. Adresa e përgjegjësisë me atë rast e ka vetëm një emër – kryetarin aktual të komunës Lutfi Hazirin me sejmenët e tij shkatërrimtarë.

Masat e dhunshme të dërguara në PPP nga Lutfi Haziri na e kujtojnë një kohë tepër të ligë kur Serbia i “fshiu” nga jeta publike shqiptarët e Kosovës për ti zëvendësuar ata me serbë dhe me ndonjë servil e vegël shqipfolëse në shërbim të regjimit.

Gjendja me trajtimin e atyre pak zonave të gjelbërta, gjendja me higjienën në qytet dhe sidomos tani me furnizimin me ujë të pijes dhe me trajtimin e ujërave të zeza flet mjaftueshëm për mosdijen, amullinë, diletantizmin dhe njëkohësisht për arrogancën e këtij kryetari e të këtij pushteti.

Populli moti e ka kualifikue këtë gjendje me fjalët e tij të urta “Mo Zo’ ma keq!” ose “Mos na raftë me e harrue (se ka edha ma keq)”!.
Është koha e fundit që individët e vërtetë brenda hetuesisë dhe prokurorisë së shtetit të merren seriozisht me këtë kryetar dhe me strukturën e tij kaq joserioze.
Është sidomos koha e fundit që populli të reagojë me të gjitha format e lejueshme që të mos e lejojë degradimin e mëtejmë të Gjilanit e të shoqërisë së Kosovës ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.