ARKATANA

Reagon Qemajl Mustafa, për Covid 2020 dhe Auditimin 2019 për Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kur politikani bëhet tregtar, liderët e dështuar (dhe mashtrues, patjetër), mundohen që humbjen, dështimin e fatkeqësinë me ia shitë popullit si fitore, si ngadhënjim, si fatmirësi ka shkruar Qemajl Mustafa.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

GRANDEMALL

1. Gjilani, më shumë se dy muaj, çdo ditë ka larg mbi 10 të infektuar në ditë. E kryetari i komunës del edhe e shpallë SUKSES numrin prej mesatarisht mbi 10 të infektuar dhe rastësisht, 19 të shëruar ditën e djeshme.
Jo, assesi. Sukses është kur s’kemi të infektuar te ri ose kur numri i tyre është më i vogli në vend. Kur s’kemi të infektuar, s’kemi nevojë as me u shërue. Pamundësinë dhe paaftësinë e vet dhe të stafit të tij të lazdruar për ta menaxhue këtë situatë, kryetari po mundohet me ua shitë qytetarëve si sukses e si fat të mirë.
Qytetarë,
Mos e bleni produktin e kalbur, mos e bleni rrenën e mashtrimin për të vërtetë.
2. Raporti i auditorit për vitin 2019 flet ZI E TERR për komunën e kryetari doli e tha ky ishte raporti më i mirë deri tash i auditorit të përgjithshëm për komunën e Gjilanit.
Nëse ky raport (katastrofik) për përmbajtjen e pasqyrave financiare të komunës qenka i mirë, atëherë vaj halli për raportet e viteve 2018, 2017…
Për me u bindë që kryetari po ju manipulon pa pikë turpi, po ju jap vegzën ku mund ta lexoni raportin e tërë për vitin 2019. Por, edhe me fotografi po ju përcjelli theksimet kryesore në këtë raport.
Thjeshtë, është tendencë e ultë deri në mjerim për me e paraqitë gjendjen kaotike financiare si sukses të komunës.
Kjo është hiç ndryshe përveç mungesë totale e moralit publik dhe e respektit ndaj votës e besimit qytetar!.
Sa keq!
http://www.zka-rks.org/ëp-content/uploads/2020/07/Raporti-i-auditimit_K_Gjilanit-2019-Shqip.pdf

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.