Eko Higjiena

Reagon Qemajl Mustafa: Mos bini viktimë e profileve private

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Në emrin tim dhe në emër të degës së PDK në Gjilan ju lus që të mos bini viktimë e profileve private në rrjetet sociale (që përgjatë fushatave zgjedhore janë në shumicë edhe mashtruese e të rrejshme) të cilat, kanë filluar të bëjnë “sondazhe” bajate dhe të promovojnë “kandidatë” të pa miratuar nga subjektet e tyre politike.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

Qytetarë të Gjilanit,
Anëtarë e simpatizantë të PDK,
Anëtarë e simpatizantë të të gjitha subjekteve politike,
Në emrin tim dhe në emër të degës së PDK në Gjilan ju lus që të mos bini viktimë e profileve private në rrjetet sociale (që përgjatë fushatave zgjedhore janë në shumicë edhe mashtruese e të rrejshme) të cilat, kanë filluar të bëjnë “sondazhe” bajate dhe të promovojnë “kandidatë” të pamiratuar nga subjektet e tyre politike.

Sa është e (pa)menduar mirë kjo huti e kjo mjegull që këto profile po ia bëjnë anëtarësisë së subjekteve politike, po aq i (pa)menduar është prononcimi i ndonjërit nga këta “kandidatë” se do të jenë ose jo, pjesë e garës së sivjeme nacionale.

Eco Higjiena

Kandidaturat shpallen në forumet e partive dhe atje edhe bëhet miratimi i tyre. Kandidaturat dhe miratimi i tyre bëhen për të mirën e organizatës dhe shoqërisë e jo për joshje personale të individëve.

Jeta e organizuar nënkupton para së gjithash pranimin e rregullave dhe kritereve të vendosura nga shumica. E gjithë kjo bëhet me qëllim të funksionimit të mirë e të rregullt më të cilin pastaj bëhet maksimalizimi i efektit të punës.

Shpresoj të jem kuptuar drejtë nga të apostrofuarit në këto profile që për mua janë plotësisht “fake” dhe në shumicë destruktive.
Vetëm rregulli, uniteti dhe puna e palodhshme drejtë qëllimit fisnik për shtetin na bën të ndjehemi krenarë dhe të vlefshëm ka shkruar Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.