Uji Dea

Reagon Qemajl Mustafa: Gjilani e rrezikon rikthimin e valës së pandemisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Sipas burimeve plotësisht të besueshme të informimit, sot në Gjilan janë hapur numër shumë i vogël i aktiviteteve hoteliere për të dhënë kafe, pije e ushqim në stilin “merre me veti” (take away). Ka rënë në sy kafeteria PAPAKU dhe shumica e ëmbëltoreve por jo edhe të tjerat. Në këtë sektor, gjatë ditës është vërejtur një rregullësi e qarkullimit dhe e shërbimit duke e ruajtur rendin dhe distancën sociale edhepse jo të gjithë kishin mjete mbrojtëse (maska e dorëza) ka shkruar Qemajl Mustafa.

Mustafa ka thënë se brengosëse ishte situata te butikët (shitoret e veshmbathjes) ku pa asnjë kriter (shumica e klientëve pa mjete mbrojtëse dhe pa e respektue distancën kanë shkaktue tollovi nëpër këto shitore). Janë pa edhe nga 20, 30 e më shumë klientë në hapësira të kufizuara e që potencialisht e rrezikojnë njëri tjetrin.

Mobi Casa

“Ngjashëm ka qenë edhe nëpër shitoret që ofrojnë mallra sezonale me çmime joshëse.
Komuna, bashkë me menaxherët e aktiviteteve afariste, me inspektoratin e vet, me kapacitet e MSH dhe me PK-në duhet të jenë shumë aktivë në vendosjen e rregullit te respektimi i distancës dhe te bartja e mbrojtjes në vendet e frekuentuara. Përndryshe komuna rrezikon qe t’i kthehet një vale e re e të infektuarve me Covid19 e që do të përcillej me pasoja shumë më të mëdha se këto deri tani. Nëse kapacitetet e saj dhe të qeverisë nuk mjaftojnë, komuna duhet të formojë shumë ekipe vullnetarësh të cilët do të kujdestaronin me ndërrime të shkurtra (maksimum 4 orëshe) pranë të gjitha aktiviteteve kudo nëpër qytet. Apelojmë te autoritetet e komunës që me kohë të ndërmerr veprimet e duhura se ndryshe mund të bëhet edhe keq edhe vonë” ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.