Reagon Qemajl Mustafa: E keqja goditet në kokë, nuk kapet për bishti

Gjilan – Organe të ndjekjes e të drejtësisë, e keni huqur sërish. Arrestojeni kryefalsifikatorin e Gjilanit, e ai është hiç më pak se vet kryetari Haziri ka shkruar Qemajl Mustafa.
Postimi i plotë i Qemajl Mustafës
A ju kujtohet kurdisja e shitjes dhe hisja e Lutës (e faktume me letra) në privatizim të ish Jugotermit?
A ju kujtohet “mirënjohja” e Trumpit për Luten?
A ju kujtohet pritja “madhështore” që iu bë Lutës në një komunë të Kanadës me billborda falso?
A ju kujtohen mirënjohjet e organizatave të paqes pēr këtë “paqësorin” tonë të spikatur?
A ju kujtohen titujt falso të heronjëve të familjes e të fisit të tij?
Mos shkoni gjurmëve të tij por, qëllojeni krimin aty ku duhet – në kokë!
Përndryshe do të mbeteni në kujtesën tonë kolektive si kreatorë dhe si hisedarë të tij.