Reagon Nuhi Nuhiu: Ky koalicion nuk është me AKR, por me dy supermenat e saj të Kamenicës

Gjilan – Unë si nënkryetar i degës së AKR-së nuk kam njohuri. Për mua, ky koalicion nuk është me AKR-në, por me dy këshilltar(supermen) të degës së Kamenicës, ka thënë në reagimin e tij nënkryetari i Degës së AKR-së në Gjilan, Nuhi Nuhiu.
Të premtën edhe AKR-ja gjegjësisht, dy supermenat – këshilltarët e saj kryqëzuar-bashkuan duart me Lutfi Hazirin. Të gjitha partitë, të cilët bënë koalicion, por vetëm këta dy supermena ishin nga AKR-ja. Vallë ku është kryetari, ku është kryesia? Kur fillon mbrapsht dhe fund duhet jetë i mbrapsht. Sa për informim të opinionit të gjërë. Këta dy këshilltar të ardhur në Kuvendin Komunal, njëra pa asnjë votë të vet, kurse tjetri me 270 po e luajnë rolin kryesor në Degën e AKR-së në Gjilan, në kumari me Fatmir Matoshin kryetarin e degës së AKR-së në Kamenicë ka shkruar Nuhi Nuhiu nënkryetar i degës së AKR-së në Gjilan.
Këta dy këshilltar, vazhduan edhe më tej, në seancat e para, vet hyn në komisione, komitete, vet i dërguan emrat. Këtu kryetari dhe kryesia e degës as që është pyetur, kurse bartësja e listës vazhdonte dhe u thirret në emër të degës. Por, kulmi i mjerimit arriti kur dje këta dy këshilltar (supermena), ishin në takim me Lutfi Hazirin, dhe në emër të AKR-së kumtuan edhe emrin e një personi për drejtor. Dmth, asnjë njoftim, as një takim të kryesisë nuk është mbajtur për këto çështje, dhe të dilet e të thuhet në emër të degës, kjo s’do koment. Mos ndoshta këta dy këshilltar, thirren më emër të degës së AKR-së të Kamenicës?
Ndoshta kryetar e kanë Fatmir Matoshin? Por, këta dy këshilltar, të gjitha lidhjet i kanë të shkëputura me kryesin e degës së AKR-së në Gjilan. Apo ndoshta qendra neve na paska izoluar?Dhe ndoshta qendra nuk ka nevojë për kryesi të degës?
Ditët në vijim do të skjarojnë gjithçka, por të bëhet llogari pa hanxhiun vetëm këtu te ne ndodh…!!!Unë si nënkryetar i degës së AKR-së nuk kam njohuri. Për mua, ky koalicion nuk është me AKR-në, por me dy këshilltar(supermen) të degës së Kamenicës…..!!!! ka thënë në reagimin e tij nënkryetari i Degës së AKR-së në Gjilan, Nuhi Nuhiu./rajonipress/