Uji Dea

Reagon menaxhmenti i RTK-së

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës ka shqyrtuar situatën e krijuar pas publikimit të një letre denoncuese anonime, publikimit të saj në disa media dhe reagimeve që kanë pasuar.

Pas kërkesës së Bordit të RTK-së drejtuar menaxhmentit për sqarime dhe dokumentacion për secilin nga pohimet në atë letër, Menaxhmenti i RTK-së ka prezantuar argumente të faktuara për pasaktësinë e pohimeve që i përmban letra anonime.

Menaxhmenti i RTK-së shprehë gatishmërinë e parezervë për llogaridhënie transparente dhe për veprime në funksion të tejkalimit të problemeve reale me të cilat përballet Transmetuesi Publik.

Uji Dea

Afarizmi në RTK është mbikqyrë në vazhdimsi nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm dhe nga Auditori i jashtëm i pavarur. Vetëm për vitin 2011 në RTK janë bërë dy auditime dhe raportet janë publikuar.

Drejtuesit e RTK-së gjithashtu shprehin gatishmërinë që, ashtu si deri më tash të bashkëpunojnë me autoritetet përkatëse në funksion të ndriçimit të çfarëdo dyshimi thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Sylejman Shaqiri./rajonipress/