Fundamenti

Reagon Matoshi: LDK e PDK ndëshkimin e marrin në vjeshtë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Politikat e LDK ashtu sikurse edhe të PDK-së në Kamenicë po e shndërrojnë komunën në një shtëpi pleqsh, duke ja marrë rinisë shpresën për jetë këtu, prandaj reflektoni pak sepse një ditë mund të ju rëndohet shumë barra e përgjegjësisë dhe ta ndieni veten shumë keq para atyre votat e të cilëve i trafikuat në rajone tjera të Kosovës ka thënë Fatmir Matoshi.

Reagimi i Fatmir Matoshit

Pakënaqësitë qytetarët i shprehin me votë, ashtu si i kanë shprehur në fundin e vitit 2013 kur ua morën mandatin Juve. Ju keni bërë një matje të përgjithshme të opinionit të qytetarëve, duhet të kishit informata më të sakta se ndaj kujt i kanë pakënaqësitë qytetarët.

Duke qenë vetëm pjesë e qeverisjes ne si AKR po realizojmë projekte e po sjellim të mira e donacione në Kamenicë më shumë sesa Ju kur e kishit pozitën e Kryetarit të Komunës. Nëse këtë që po e shohim nëpër rrjete sociale nga takimet Tuaja me qytetarët nëpër lokalitete e quani mbështetje për fitore, atëherë kjo mbështetje nuk ju ofron më shumë se pozitën e katërt në zgjedhje.

Uji Dea

Ju duhet të jeni i informuar se jeni parti mbështetëse e PDK-së në Kamenicë më shumë sesa ato parti tjera që po i përmendni, zyrtarët Tuaj partiak janë frekuentues të rregullt dhe mbështetës të politikave të kryetarit aktual më shumë se partnerët e koalicionit.

Një kryetar me korrespondencë nuk sjell shpresa në Kamenicë, Ju përfaqësoni kthim në të kaluarën, nuk përfaqësoni shpresë për të ardhmen. LDK dhe PDK jeni përgjegjëse për gjendjen e rëndë që e ka komuna jonë. Ju keni marrë besim të qytetarëve disa herë dhe e keni kthyer besimin në zhgënjim, me mospunë, me shpenzime enorme të luksit tuaj.

Politikat e LDK ashtu sikurse edhe të PDK-së në Kamenicë po e shndërrojnë komunën në një shtëpi pleqsh, duke ja marrë rinisë shpresën për jetë këtu, prandaj reflektoni pak sepse një ditë mund të ju rëndohet shumë barra e përgjegjësisë dhe ta ndieni veten shumë keq para atyre votat e të cilëve i trafikuat në rajone tjera të Kosovës përfundon reagimi i Matoshit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.