United Hospital

Reagon LDK: Hasan Rashiti është kryetar legjitim

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryesia e Degës së LDK-së në Kllokot reagon ndaj deklaratës së nënkryetarit të nëndegës në Kllokot z.Milaim Ymeri. Kryesia e LDK-së në Kllokot, reagon në deklaratën e Milaim Ymerit, se kinse Hasan Rashiti, nuk ka legjitimitet si Kryetar i Dege dhe shpifë të pavërteta për Kryetarin e degës Hasan Rashiti. Ju bëjmë më dije se Kryetari Hasan Rashiti, u zgjedhë në mënyrë legjitime dhe ka përkrahjen e Kryesisë së Degës në Kllokot.

Milaim Ymeri po derdhë lot krokodili dhe na del si mbrojtës i LDK-së, edhe pse me asnjë veprim të vetin nuk e dëshmon këtë.

Nuk është e vërtetë se LDK-ja, Dega në Kllokot e as Kryetari Hasan Rashiti, ka bërë koalicion me Listën serbe, sepse nuk ka një koalicion te tillë me shkrim.

Gjatë zgjedhjes për Kryetar në Komunën e Kllokotit, në mbledhjen e mbajtur për këtë qëllim ku ka qenë prezent edhe z.Milaim Ymeri, është marrë vendim që çdokush të votoj sipas bindjeve të veta.

Prandaj nuk është e vërtetë se kryetari z.Hasan Rashiti ka kërkuar që të votohet për askënd, por secili prej nesh ka votue sipas dëshirës dhe bindjeve të tija.
Por, na habitë fakti se si u bë që tani z.Milaim Ymeri e thotë një gjë të tillë tani pas tri viteve.

Milaim Ymeri dhe një grusht i vogël rreth tij që nuk dinë se kënd e përfaqësojnë e kanë eliminuar vetveten, atëherë gjatë procesit për zgjedhjet në nëndegë sepse nuk dorëzuan proces për mbajtjen e mbledhjes të Nëndegës.

Eco Higjiena

Ne kemi mbajtë Kuvendin zgjedhor dhe njëzëri kemi zgjedhë z.Hasan Rashiti për Kryetar Dege, edhe për një mandat.

Nga atëherë deri më tash Degën në Kllokot, edhe në takimet me Kryetarë të degëve në Kryesinë Qendrore të LDK-së e përfaqëson Kryetari, Hasan Rashiti i cili ka përkrahjen të plotë të Kryesisë dhe Anëtarësisë së LDK-së në Kllokot.

Këta, që po thirrën në emër të Degës së LDK-së në Kllokot, nuk janë asgjë tjetër, pos tugjar politikë që ndërrojnë partitë sa herë të shohin interesat e tyre personale.

Të njëjtit, ç’do ditë takojnë udhëheqjen e Degës së PDK-së në Kllokot dhe bëjnë pazare.
Përmes kësaj fotografie e njoftojmë opinionin së kush janë këta që derdhin lot krokodili, se kinse po mbrojnë LDK-në, ndërsa çdo ditë janë në shoqëri me kryetarin e PDK-së dega në Kllokot thuhet në reagimin dhe përgjigjen e Kryesisë së LDK-se Dega në Kllokot./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.