UBT

Reagon kreu i Artanës, vjedhjet e shpeshta demoralizojnë njerëzit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Novobërdës ka thënë se vjedhjet e shpeshta demoralizojnë njerëzit të cilët jetojnë me frik se do tu vidhet e gjithë ajo që kanë bërë/krijuar me punë të mundimshme vite me radhë.

Kryetari i komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq ka dënuar përdhosjen e Xhamisë në fshatin Llabjan, komuna e Novobërdës dhe ka apeluar tek të gjitha institucionet që të parandalohen incidentet e tilla të cilat bartin frikë tek qytetarët.

Fundamenti

Ivanoviq i është referuar plaçkitjes dhe përdhosjes së Xhamisë në fshatin Llabjan ku sipas banorëve ky është një akt vandal dhe një grusht i rëndë për banorët lokal dhe besimtarët.
“Vjedhjet në komunën e Novobërdës po vazhdojnë edhe më shpesh në periudhën e fundit, ku për një vit jo të plot në komunën tonë është vjedhur një numër i madh i bagëtisë, automjeteve, është plaçkitur Kisha Ortodokse në Kufcë të Epërme kurse tash është plaçkitur edhe Xhamia nga ku edhe jo zyrtarisht është vjedhur shuma prej 500 euro si dhe DVR, pajisja për video mbikëqyrje “theksoi Ivanoviq.

Kryetari i Novobërdës theksoi se vjedhjet e shpeshta demoralizojnë njerëzit të cilët jetojnë me frikën se do tu vidhet e gjithë ajo që kanë bërë/krijuar me punë të mundimshme vite me radhë./rajonipress/