GRANDEMALL

Reagon KF “Drita”, besojnë në pafajësinë e Selver Xhelilit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – KF ”Drita” dhe tifozët e saj janë të irrituar me arrestimin e Selver Xhelilit. Ata shpresojnë se drejtësia në rastin e Xheliti do të dali në vend dhe se ai shumë shpejt do të lirohet.

Lajmi për arrestimin e Selver Xhelilit në cilësinë e Drejtorit të inspeksionit komunal, na ka bërë që në të dalim me një komunikatë për media për t’i njoftuar opinionin sportdashës dhe më gjerë thuhet në njoftimin e KF “Drita”.

Ne si kryesi- tifozë të klubit futbollistik “Drita” i kujtojmë disa gazetave ditore në lidhje me arrestimin e zotit Xhelili se ai është arrestuar në cilësinë e Drejtorit të inspeksionit komunal dhe që ne nuk kemi qenë të njoftuar për arsyen e arrestimit të Xhelili.

Arrestimi i Xhelilit në vendin e tij të punës si Drejtor i inspeksionit komunal nuk ka të bëjë fare me pozitën e tij në KF”Drita”.

Uji Dea

Pozita e tij në klub në fillim si nënkryetar e tani si Kryetar është e njohur për opinion sportiv, njihet për kontributin dhe angazhimin e tij dhënë për klubin.

Ende nuk dihen detajet e mosmarrëveshjes dhe sulmit fizik, por ajo që dihet – Selver Xhelili kohëve të fundit ka ndërmarrë disa aksione shumë të guximshme kundër krimit dhe grupeve të ndryshme që lidhen me kazinot dhe lojërat e fatit dhe krejt kjo neve si klub na bën të dyshojmë, se a ka qenë sulm apo shantazh ndaj Xhelili?

Neve na vjen keq për ngjarje, por shpresojmë që drejtësia duke shtjelluar argumentet dhe faktet është ajo që e jep fjalën e fundit.

KF”Drita”, tifozët shpresojnë në lirimin sa më të shpejt të zotit Xhelili dhe pafajësinë e tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.