Mobi Casa

Reagon FSHF: Do të pranojmë gjithçka që Januzaj të vij te ne

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas intervistës së mbrëmshme të babait të talentit të Manchester United, Adnan Januzajt, Abedinit, i cili ka akuzuar rëndë Federatën Shqiptare të Futbollit për amatorizëm dhe për mungesë interesimi për djalin e tij, ka ardhur reagimi i kësaj te fundit e cila në një komunikatë shtypi thotë:

Ashtu si në çdo rast, ndjeshmëria e Federatës Shqiptare te Futbollit rreth talenteve shqiptarë të këtij sporti magjik, ka qenë prezent edhe për çështjen e Adnan Januzaj. Qëndrimi publik për futbollistin shqiptar të Manchester United është endur mes kërkesave e ofertave, pranimeve dhe refuzimeve, diku mediatike, rrallë herë konkrete e më ne fund gati të paqarta.

Në mes të dy “brigjeve”, talentit Januzaj dhe atyre që e kërkojnë atë, janë vendosur barriera psikologjike me bazë nacionaliste, origjinë dhe të kaluarës së tij familjare, raporton asport.

FITORJA

Pikërisht këtu kanë nisur edhe diskutimet e mëdha me prova të vogla, të cilat ndonjëherë kapërcejnë edhe kufijtë e etikës së qytetarisë së vërtetë.

Federata Shqiptare e Futbollit nuk dëshiron te merret me shpjegime anësore te çështjes, sepse qartazi ato kanë shkaktuar dhe vazhdojnë të krijojnë keqkuptime që nuk i shërbejnë qëllimit. Ne jemi të gatshëm të pranojmë gjithçka, vetëm që i talentuari Januzaj të bëhet pjesë e Kombëtares tonë dhe të kontribuoj në të ardhmen për futbollin shqiptar.

Federata Shqiptare e Futbollit deklaron zyrtarisht, se siç është vepruar edhe më parë me futbollistët që sot janë pjesë e kombëtares do të vijoj punën pa asnjë ndikim, mëdyshje apo hezitim që Adnan Januzaj të vishet kuqezi për të nderuar veten, familjen dhe flamurin e të parëve të tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.